Si pasojë e erës së fortë, dëborës dhe ngricave ka pasur probleme në disa akse rrugore. Autoriteti Rrugor Shqiptar thekson se janë në gatishmëri për përballimin e çdo situate, ndërkohë që vijon puna për pastrimin e akseve dhe kriposjen në vendet ku ka ngrica dhe akull nga temperaturat e ulëta.
SITUATA NGA ARRSH
Rajoni Verior
Gjatë natës problem kanë qenë temperaturat e ulëta dhe era e fortë. Ne segmentin “Kuben-Vasije” ka pasur reshje bore 4-5 cm, shoqëruar me erë të fortë në formë cikloni. Qarkullimi realizohet normalisht dhe pa zinxhirë në të gjitha akset e rajonit verior.
Rajoni Qendror
Në të gjitha akset e Rajonit Qendror qarkullimi kryhet normalisht. Vazhdon puna për spërkatjen me kripë në vendet ku ka akull e ngrica.
Rajoni Jugor
Në akset rrugore të Rajonit Jugor qarkullimi kryhet normalisht. Nuk ka pasur reshje gjatë natës. Temperatura deri në -7 ° në disa zona, si: Dardha dhe Qafa e Qarrit ku ka pasur dhe erë të fortë. Është punuar me kriposjen e akseve.
Lajmi kryesor: