Edi Rama

Politikë

I 'binden' urdhrit të Ramës, nisin dorëheqjet dhe shkarkimet e kryetarëve të Njësive Administrative në Elbasan, Kukës, Korçë dhe Shkodër

14 Korrik, 12:53| Përditesimi: 14 Korrik, 19:19

  • Share

Pasi kryeministri Edi Rama la afat deri të hënën për largimin e kryetarëve të Njësive Administrative në vend, kanë nisur edhe dorëheqjet dhe shkarkimet e para. 

Në qarkun e Elbasanit, drejtuesit e Njësive Administrative si dhe përgjegjësit e disa funksioneve firmosën dorëheqjet pas një mbledhjeje të mbajtur sot në bashkinë e Elbasanit.

Në Kukës, 14 drejtuesit e Njësive Administrative të këtij qarku, u shkarkuan nga kryebashkiaku Albert Halilaj. U shkarkuan gjithashtu edhe dy nënkryetarët e bashkisë Agron Nuredinaj dhe Vladimir Spahiu Vendimi erdhi pas analizës së thelluar të performancës, ku u evidentuan mangësi të theksuara në disa sektorë. 

Puna e institucionit do të vijojë me përqendrim të shtuar në përmirësimin e treguesve të performancës, me synimin për të garantuar cilësi dhe shërbim më të mirë për çdo qytetar thuhet në njoftimin e Bashkisë Kukës.

Ndërkohë, në Korçë, 6 kryetarët e Njësive Administrative në varësi të kësaj bashkie, kanë dorëzuar dorëheqjet pranë kryebashkiakut Sotiraq Filo. Por, burimet bëjnë me dije se ata do të vijojnë të qëndrojnë në detyrë deri në emërimin e pasardhësve të tyre. Ndërkohë, dy nënkryetarët e Bashkisë Korçë nuk kanë paraqitur dorëheqje, por gjithashtu nuk u është kërkuar një veprim i tillë prej tij. 

Situata e njëjtë është shënuar edhe në Bashkinë e Kolonjës, ku tre kryetarë njësish administrative kanë dhënë dorëheqjen. Edhe 4 administratorët e bashkisë Devoll kanë dhënë dorëheqjen. Pritet që vala e dorëheqjeve të vijojë edhe në bashkitë e tjera të qarkut, Maliq dhe Pogradec.

Ndërkohë, në Bashkinë e Lezhës nuk ka pasur asnjë dorëheqje. Në mbledhjen e mëngjesit, kryetari i bashkisë, Pjerin Ndreu, është shprehur se do të vlerësohet performanca e secilit kryetar njësie administrative, drejtori apo nënkryetar. 

Në Bashkinë Mirditë, kryetari demokrat Albert Melyshi është shprehur se nuk do të ketë asnjë dorëheqje. Po ashtu, ai ka deklaruar se do të shqyrtojë performancën e secilit prej tyre. Sipas tij, kryeministri Edi Rama i është drejtuar më shumë bashkive të majta.

Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi, është shprehur se “kanë paraqitur dorëheqjet të gjithë, por ende nuk është vendosur se sa prej tyre do të qëndrojnë dhe sa të tjerë do të largohen. Jemi në proces!

Ndërkohë, edhe të gjithë administratorët e njësive administrative në Bashkinë Shkodër kanë paraqitur dorëheqjen nga pozicionet e tyre pranë institucionit të Bashkisë.  Dorëheqjet janë dhënë nga administratorët në njësitë Dajç, Ana e Malit, Bërdicë, Velipojë, Rrethina, Guri i Zi, Postribë, Shalë, Shosh dhe Pult. 

Xh.D/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Igli: 14/07/2025 15:28

    Njerez pa kellqe qe jane vene gabimisht neper vende alametshe e ku mund te ndihmonin te behej ky vend fantastik, tani me bisht nder shale japin doreheqjen si legena. Edhe pse nderhyrje ne pushtetin vendor, Rama duhet te coje per ndjekje penale te gjithe abuzuesit e mundesisht te kerkohet kthimi mbrapsh i cdo qindarke te keqperdorur te fondeve publike. Ama pyetja qe lind eshte: Pse pas 12 vitesh pushtet u zgjua???

    Përgjigju
  • hektor: 14/07/2025 13:56

    Rama ka të drejtë duhet ndryshim se kanë zënë ndryshk...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nga sot sekuestro bulmetit pa faturë, si e vlerësoni?