Flor Gjini, ish-kryeinspektor i IKMT së Lezhës

Ndërtimet pa leje në Patok, arrestohet drejtori i IMT në Kurbin, pezullohen inspektorët! Arrest shtëpie ish-kryeinspektorit të IKMT Lezhë (Emrat)

29 Prill, 11:00| Përditesimi: 30 Prill, 12:06

  • Share

Furtunë në Inspektoriatin Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Kurbinit. Arrestohet drejtori, Jetmir Muzhika dhe Flor Gjini, ish-kryeinspektori i IKMT Lezhë i cili aktualisht është drejtor poste, ndërsa janë pezulluar të gjithë inspektorët në sajë të hetimeve të nisura për ndërtime pa leje në zonën e Patokut.

Në total deri më tani janë ekzekutuar 5 masa sigurie të caktuara nga Gjykata e Lezhës, dy arrest shtëpie e arrest në burg, kurse tre janë pezullim i ushtrimit të detyrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, informoi më 29 prill policia e Lezhës. 

Shkak janë ndërtimet pa leje në zonën e Patokut dhe marrja e inerteve në mënyrë të paligjshme në lumin Mat mëson shqiptarja.com. Sipas prokurorisë zyrtarët kanë shpërdoruar detyrën duke mos vepruar për të ndaluar ndërtimet pa leje dhe shfrytëzimin e inerteve të lumit Mat.

Hetimet në lidhje me këtë çështje kanë nisur disa muaj më parë nga prokurori Sabri Kastrati, i cili pas një sërë veprimesh doli në konkluzionin se zyrtaret kanë shpërdoruar detyren dhe ju drejtua gjykatës me masa sigurimi, ndaj tyre.

Edhe për ish-drejtorin e IKMT Flori Gjini, organi i akuzes kishte kërkuar masen e sigurisë "Arrest në Burg", por gjykata vendosi një masë më të butë ndaj tij atë të arrestit në shtëpi.Vendimet u ekzekutuan këtë të hënë nga policia e Lezhës, ndërsa hetimet për këtë çështje po vijojnë.

Sipas burimeve janë vënë në sekuestro preventive ndërtimet e konstatuar pa leje si dhe dy subjekte që shfrytëzonin Lumit Mat për inerte në kundërshtim me ligjin.

5 masat e sigurisë që janë ekzekutuar
- Jetmir Muzhika, drejtor i IMT, bashkia Kurbin- “Arrest në burg”
-Flori Gjini, ish-kryeinspektor i IKMT Lezhë- “Arrest në shtëpi”
-Rivelioni Ismalaj, inspektor i IMT, bashkia Kurbin- Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik
-Shan Preci, inspektor i IMT, bashkia Kurbin- Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik
-Artur Përdoda, inspektor i IMT, bashkia Kurbin- Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik

Dosja po hetohet nga prokurori Sabri Kastrati, informoi gazetari i Shqiptarja.com dhe Report Tv, Elvis Hila

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lezha/Tale: 30/04/2024 00:29

    Po kendej nga Talja do kini kohe te dilni , se eshte bere nami eshte bere, apo me vone .....

    Përgjigju
  • aliu: 29/04/2024 19:08

    Këta drejtorë me shumë mundësi janë në kërkim ndërkombëtar me emra të tjerë, si skifterë apo trafikantë droge. Që nga forma e kokës dhe nga mjekrra të japin përshtypjen e hajdutëve me kollare. Por këtu te ne, nëse je patronazhist dhe grumbullues votash për pushtetin, bëhesh jo vetëm drejtor e kryeinspektor, por dhe deputet dhe ministër.

    Përgjigju
  • Agjenti: 29/04/2024 12:09

    Te paret paskemi qene per shkaterrimin e vendit cep me cep

    Përgjigju
  • Pet: 29/04/2024 11:48

    Mjafton qe te shikosh moshen e "Drejtoreve" ne Shqiperi dhe te kuptosh psa jemi ne kete situate. Shumica e tyre jane nen 40 vjec, Nje drejtor duhet te kete 30 vjet eksperience , kurse keta e vendosnin 30 vjec, Pik e zeze.

    Përgjigju
  • Gerdeci: 29/04/2024 11:34

    Sa shpejt qenkeni kujtu...i late te bejne qejf e tani i vini hekrat. Po ndertimet pa leje, po inertet qe u zhduken???

    Përgjigju
    • Or tej: 29/04/2024 12:49

      Ky qe zhduk edhe inertet eshte skifter den baba den or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?