Partizani fitoi 0-1 kundër Atletic D'Escaldes për ndeshjen e parë në turin e II kualifikues të Conference League. Një gol i Christian Mba bëri që të besuarit e Zoran Zekic të dilnin me kokën lart nga Andorra, edhe pse pritej një rezultat më i thellë duke marrë parasysh diferencat mes ekipeve.
Tanimë kualifikimi do vendoset në ndeshjen e kthimit, atë të 1 gushtit në "Air Albania". Përballja do zhvillohet në kryeqytet në orën 20:45, me UEFA-n që ka konfirmuar se ky duel do luhet në këtë impiant.
Për shkak të kushteve jo të mira të barit, përballja u mendua të spostohej në Elbasan, teksa "vulën" e ka vënë UEFA që ndeshja të zhvillohet në "Air Albania".
Ndeshja do gjykohet nga një katërshe armene, me kryesor Zaven Hovhannisyan dhe ndihmësa Atom Sevgulyan, Vnaik Simonyan dhe arbitër i katërt do jetë Artem Gasparyan.