Sulmuesi i Izraelit Eran Zahavi nuk është kursyer pas ndeshjes me Kosovën ku humbën me rezultatin 1-0. Futbollisti foli për gjendjen e fushës ‘Fadil Vokrri’, që duhet të thënë ishte larg asaj normale.
Eran Zahavi e krahasoi atë me një stallë derrash dhe se gjithashtu skuadra e tij tashmë është e përqendruar te sfidat e radhës.
“Ishte më shumë stallë derrash se fushë futbolli. E kemi ditur se nuk do të jetë lehtë në secilën situatë dhe nuk morëm pikë sonte. Do të japim çdo gjë në ndeshjet me Zvicrën dhe Rumaninë. Gjasat nuk kanë ndryshuar aq shumë. Por natyrisht do të ishte më mirë sikur të fitonim”, ka thënë Zahavi pas ndeshjes.