Fusha e Torovicës kthehet në ‘liqen’, 400 ha akoma nën ujë! Banori: Në këtë gjendje, e pamundur të mbjellim

30 Nëntor 2022, 16:45| Përditesimi: 30 Nëntor 2022, 16:52

  • Share

LEZHË- Ndonëse reshjet e shiut janë ndërprerë, Fusha e Torovicës në Lezhë vijon të jetë nën pushtetin e ujit. Kjo situatë ka krijuar dëme të shumta kosto të lartë financiare për fermerët

Bagëtitë po i kullotë në anë të rrugës. Prej 10 ditësh toka e Marash Bushgjokaj këtu në Torovicë është mbuluar nga uji.

Reshjet e shiut janë ndërprerë prej disa 5 ditësh, por aktualisht fusha e Torovicës të ngjan me një liqen pasi 400 hektarë tokë bujqësore ndodhen nën ujë. Përmbytja ka goditur rëndë sektorin e bujqësisë i cili varen shumë familje.

“Ka një rënie të ujit këtyre dy ditëve, por për të thënë që do mbjellim, në këtë gjendje kjo është e pamundur edhe pasi të kaloj dhjetori. Situata e popullit është kjo që shihni ju. Ne me këtë jetojmë, situata është e rëndë dhe e ndërlikuar”, tha Valentin Lucaj, banor i fshatit Torovicë.

Mosfunksionimi siç duhet i pompave thithëse të hidrovorit të Balldrenit është shkaku kryesor i mos evadimit në kohë të ujerave në Fushën e Torovicës ku niveli i tokës ka rënë me rreth 2 metra.

Mirëpo, Drejtori i Kullimit dhe Ujitjes për Veriun, Fran Mataj thotë se hidrovori ka punuar në mënyrë të pandërprerë dhe kuotat kanë rënë nga 00 në 1.3.  Për 5 ditë javën e kaluar, në fushën e Torovicës kanë rënë rreth 300 mm reshje, sasi kjo e pazakontë.

Si zgjidhje shihet ndërtimi i një hidrovori të ri në këtë zonë, projekti i të cilit është gati prej disa vitesh por ende nuk është financuar nga Ministria e Bujqësisë.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?