Erion Veliaj, kryetari i bashkisë Tiranë

Politikë

Fushat e reja të tenisit te Parku i Liqenit të Tiranës, Veliaj: Një nga investimet më të bukura që bëmë 4 vjet më parë

4 Maj, 17:26| Përditesimi: 4 Maj, 17:28

  • Share

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në Facebook ka risjellë në vëmendje një nga investimet më të bukura te Parku i Liqenit të Tiranës, atë të fushave të reja të tenisit.

Veliaj shprehet se ajo hapësirë dikur ka qenë e zapatuar, por falë investimit të bërë iu është rikthyer qytetarëve 3600 m2 terren sportiv. Ai shton se kjo hapësirë është ndër pikat më të frekuentuara në parkun e liqenit.

Kryebashkiaku thotë se puna nuk është ndalur vetëm në këtë investim, por janë krijuar terrene sportive edhe në Parkun e Farkës apo në çdo shkollë të re të ndërtuar në Tiranë, një shembull që po ndiqet edhe në shkollat e reja të nisura në Astir.

Postimi i plotë: 

“Një nga investimet më të bukura që bëmë 4 vjet më parë te Parku i Liqenit të Tiranës ishin fushat e reja të tenisit. Dikur një hapësirë e zaptuar brenda liqenit, me transformimin e tyre i rikthyem qytetarëve plot 3600 m2 terrene sportive. 
Për vite të tëra kalonim ngjitur me to, pa e ditur çfarë kishte pas ferrave apo se kush e kishte zaptuar një hapësirë të tillë. Sot janë një nga shumë pikat për t’u frekuentuar me patjetër në park, si dëshmi e punës së jashtëzakonshme që kemi bërë për ta shndërruar Parkun e Liqenit në vendin më të pëlqyer nga qytetarët.  Nuk jemi ndalur këtu! Kemi krijuar terrene të reja sportive edhe në Parkun e Farkës, apo në çdo shkollë të re që kemi ndërtuar në Tiranë, siç po bëjmë edhe tani në shkollat e reja që kanë nisur në Astir”, shkruan Veliaj.
 

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?