Kreu i PD-së Lulzim Basha

Fushata e Bashës ose pas meje u bëftë qameti

18 Mars 2021, 12:30| Përditesimi: 18 Mars 2021, 12:33

  • Share

Ajo që kemi parë javën e fundit në qytetet e Shqipërisë me një fjalë mund të përkufizohet si kriminale, ose e thënë në mënyrë më të zbutur, një papërgjegjshmëri e tmerrshme. Lulzim Basha, duke filluar nga Kavaja e pastaj me radhë në Elbasan, Shkodër, Vlorë, ka zhvilluar mitingje edhe pse jemi në mesin e një pandemie.

Kjo sjellje kri minale e Lulzim Bashës, i cili me organizimet e tij elektorale është khyer në një shpërndarës perfekt i Covid-19, në fakt nga ky i fundit është trajtuar si një gjë normale. Basha pretendon se nuk i ka bërë PD organizimet, por ato kanë ndodhur rastësisht. Në fakt, kjo është e pavërtetë, sepse mediat kanë publikuar mesazhe të kandidatëve të PD që u bëhen strukturave për të dalë e për të pritur Bashën. Pavarisht se numri i atyre militantëve që mblidhen në sheshe është modest, për një kohë pandemie janë vatër infeksioni. Kri mi që bën Basha fillon kur urdhëron kandidatët që të nxjerrin strukturat në sheshe dhe mbaron kur ai ndalon ‘Range Roverin’ e tij lukzos dhe mban fjalime mbi makinë duke bërë që militantët të ngjeshen me njëri tjetrin afër tij, pa masa mbrojtëse.

Por, gjithë kjo sjellje e Lulzim Bashës në fakt tregon se në fakt kryedemokrati ka një mungesë të theksuar lidershipi. Lideri jep mesazh jete dhe shprese, ndërsa Lulzim Basha jep mesazhin e kundërt, atë të infeksionit, papërgjegjshmërisë dhe mosrespektimit të rregullave bazike për të mbrojtur jetën nga vdekja.

Lulzim Basha po jep mesazhin më të keq që një lider mund të japë. Në një kohë kur zhvillohen zgjedhje edhe në shtetin ku voton e shoqja (Holandë) e ku respektohen të gjtha masat anti-covid, Luli në Tiranë bën të fortin duke marrë në qafë qytetet vetëm që të duket se ka mbështetje. Kjo sindromë në fakt është e një kryetari partie që e di që nuk ka mbështetje në popull dhe tenton të krijojë imazhin e rremë në opinion publik duke shkelur mbi çdo ligj, qoftë edhe duke rrezikuar jetën e qytetarëve. Sepse, nëse Basha do kishte të dhëna që ka mbështetje ndaj tij, ai ndoshta do të ishte më i qetë dhe nuk do rrezikonte kaq shumë. Hija e humbjes që e ndjek kudo, edhe në gjumë, mesa duket e ka bërë Lulzim Bashën që të kalojë çdo limit dhe të kthejë fushatën e tij në një vatër infeksioni.

Kjo mungesë lidershipi e Lulzim Bashës, i cili nuk tregon kujdes për jetën e qytetarëve të tij, por ka si prioritet krijimin e imazhit të rremë, të jep bindjen se sikur ai të ishte kryeministër do ishte një menaxhues po aq i keq i pandemisë. Sepse, jeta e qytetarëve ka të njëjtën vlerë edhe kur je në pushtet edhe ku je në opozitë, e për Lulzim Bashën jeta mesa duket në ato që bën, nuk ka asnjë vlerë përpara pushtetit të tij personal. Lulzim Basha është në kushtet kur përdoret shprehja ‘Pas meje, u bëftë qameti’

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Like: 19/03/2021 07:20

    Ishalla e merre Covid-19 nje ore e pare kete jashteqitje te Shqiperise

    Përgjigju
  • O tej: 18/03/2021 17:11

    Mbas meje Luli te shkoje ne te semes vet me keto qe organizon

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?