'Fushata' e Metës shkon në Durrës: Pas tërmetit, qyteti është i mbërthyer nga dara e abuzimeve bashkiake

28 Shtator 2020, 19:17| Përditesimi: 28 Shtator 2020, 19:19

  • Share

Ilir Meta e çon këtë herë "fushatën e tij" në Durrës për mbrojtjen e të drejtave të sovranit  (durrsakëve) duke akuzuar bashkinë se po abuzon me inceneratorët e Sharrës, ku është vendosur që qyteti i Durrësit të djegë mbeturinat.

Meta e cilëson këtë si një tjetër abuzim të qeverisë  që pa transparencë po shpërdoron me miliona euro nga taksat e qytetarëve të Durrësit.

Durrësi i martirizuar dhe plot halle nga tërmeti është sot i mbërthyer nën darën e abuzimeve bashkiake. Transparenca, hetimi i thelluar dhe ndëshkimi nga drejtësia i përgjegjësve për shpërdorimin e milionave euro të taksave të qytetarëve të Durrësit është zgjidhja e vetme”, shkruan Meta.

Durrësi duket se është kthyer në vëmendjen e politikës kohët e fundit, ku po aludohet në media se Edi Rama mund të kandidojë në atë zonë. Menjëherë pas kësaj u "caktua" nga Sali Berisha, i ftuar në një studio televizive se aty do të jetë edhe Luzlim Basha. Edhe pse kjo nuk është konfirmuar as nga Rama e as nga Basha, Meta kërkon të bëhet faktor edhe aty, duke nisur fushatën.

Duhet theksuar se para disa muajsh, qytetarët e Durrësit pas javësh vuajtje nga era e keqe dhe "pushtimi" i qytetit nga mbeturinat bashkia gjeti zgjidhjen me inceneratorin e Durrësit, ku u arrit një marrëveshje për përpunimin e mbetjeve të qytetit.

Komento

Komente

  • Kacidhe: 28/09/2020 22:58

    Turpi Kombit hajduti Meta

    Përgjigju
  • JamKushJam: 28/09/2020 19:35

    .. foli ene ky pronari i maces me banjo personale... Kur te hedhesh leket e tua per te ndertuar nje incenerator per kete qyetet apo dhe te tjeret atehere do ti hapim veshet te degjoje idete e larta skraparlliane...deri atehere, lefjet e tuaja do te marrin aq vota sa peshqit te cilit te kapin grepin me shprese se s'do i skuqesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?