Politikë

Fushata e partive/ Petro Koçi: LaVicita po mbulon imazhin e rrënuar të Berishës! Elezi: Problem shitblerja e votës! Arlind Qori: Qytetarëve u bëhet presion

15 Prill, 22:40| Përditesimi: 16 Prill, 07:25

  • Share

Prezenca e këshilltarit të PD Chris LaCivita në fushatën elektorale të PD për zgjedhjet parlamentare të 11 majit ka qenë në fokus të emisionit të sotëm Repolitix në Report Tv.

Deputeti i PS Petro Koçi tha se Berisha e ka marr LaCivita pasi reputacioni i tij është i ulët. Ai tha Partia Demokratike s’ka asnjë mundësi për të fituar në këto zgjedhje.

‘LaVicita ka marr pjesë vetë në fushatë sepse e sheh që reputacioni i Berishës është zero, dhe po e bënë nga halli që imazhi i Berishës është zero dhe nuk i jep energji morale opozitës për të dhënë garanci se merr një rezultatë të mirë se më parë se për fitore nuk bëhet fjalë. Ai nuk do të ndikojë dot në zgjedhje, ai nuk e ndryshon dot imazhin e opozitës e ka të pamundur, nga ajo që kam dëgjuar është se ato që ka lexuar janë shkruar nga Berisha dhe jo nga ai vet ai, për të justifikuar paratë që merr ai ka marr pjesë edhe në takime, dhe se di sa para ka marr’, tha ai.

Koçi u ndal edhe tek integrimi në BE, ku tha meritat janë të gjitha të PS që vendi ka arritur deri në hapjen e disa grupkapitujve.

‘Kjo mazhorancë është përfshirë në një proces që lidhet me negociatat në BE. Kapitujt janë duke u hapur njëri pas tjetrit. Të tjerët nuk flasin për këtë, por ne kemi merita të pamohueshme në këtë proces dhe prandaj e përdorim. Unë e kam thënë që dy karta më të rëndësishme që do përdor PS janë integrimi dhe drejtësia e re, sepse ka kontribut të madh në të dyja këto fusha dhe opozita ka qenë kundër drejtësisë në mënyrë të hapur dhe integrimit. Ne dëgjojmë që janë për integrimin dhe pastaj rendisin çështje që e rrëzojnë pretendimin e tyre për bërjen e vendit pjesë të BE. Partitë në opozitë kur vjen puna tek procesi i integrimit duhet të jenë të bashkuar’, tha ai.

Për Ibsen Elezin nga ‘Djathtas Për Zhvillim, nuk mund të premtohet se anëtarësimi do të ketë një vit të caktuar. Sipas tij kjo përdoret për fushatë.

'Nuk ka parti që është kundra anëtarësimit, por s’mund të bësh këtë premtim ti që do ta anëtarësosh deri në 2030. Ta përdorësh këtë për fushatë është jo serioze. Politikanët s’duhet ta përdorin këtë gjë.  Është shumë joshëse kjo për një pjesë të mirë të njerëzve, por s’duhet përdorur. S’është askush kundra jemi të gjithë pro, ti merru me standardet që duhet të vendosen për të arritur deri atje këtu.  Çështja themelore është që të futemi në BE dhe njerëzit të mos largohen që këtu’, tha ai.

Teksa u ndal tek zgjedhjet, ai tha se shitblerja e votës është një problem i madh në vend. 

'Unë kam qenë pro për atë zyrë të SPAK. Shitblerja e votës është problem masiv këtu. Problemi në fushatë ka qenë trynia mbi administarëts, a do preken kuti, pas futjes në kuti është vështirë që të preket. Ka ndodhur në 2021 që është vullneti i partive është korretk po brenda partisë ka pasur deformime.

Arlind Qori nga 'Lëvizja Bashkë', tha se ka një presion që u bëhet njerëzve për të votuar një parti të caktuar.  

'Unë u gëzova se SPAK do ngrinte strukture për zgjedhjet deri tani kemi parë vetëm akte simbolike, shpresoj shumë që spak të na nxjerr këta manipulatorët e zgjedhjeve. Puna duhet bërë para dhe duhen dhënë shembuj para për ata që blejnë vota. Problem është presioni që i bëhet njerëzve, është krim zgjedhor, që ti thuash një njeriu që ti duhet të votosh për mua sepse s’do të punosh më këtu.  Financimet e paligjshme të partive dhe të fushatës, bëhet fushatë luksoze dhe përtej kapaciteteve të partive. Nuk mund të ketë politikë të ndershme nëse nuk shihet me seriozitet financimi’, tha ai.

Kandidati i PD, Kreshnik Çollaku teksa komentoi vendosjen e zyrës së SPAK në KQZ për hetimin e krimeve zgjedhore, tha se SPAK duhet që të dal në terren.  

‘Unë hyj tek ata që e mbështes SPAK dhe ato vrenjte që kam hera herës por e mbështes, hetimi për krimet zgjedhore është i mirëpritur dhe duhet para ditës së votimit dhe jo pas zgjedhjeve. Instalimi i zyrës në KQZ në rast se SPAK manipulim e zgjedhjeve do ta kap në KQZ është 00.1 për qind votat nuk vidhen në KQZ vota blihet para ditës së zgjedhjeve. Ndiqni kryetarët e bashkive kandidatët për deputet’, tha ai.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?