Gazetari Ardit Rada, në një intervistë për Report TV, duke komentuar rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve të 11 majit, tha se fakti që PS ka arritur këtë rezultat tregon se qytetarët kanë kërkuar stabilitet në vend. Sipas tij, fushata që bëri Berisha ishte “fyese” për qytetarët.
“Fakti që kemi këtë rezultat tregon se qytetarët kanë kërkuar stabilitet në vend, janë shkëputur nga debati politik i ditës. E kanë injoruar si të thuash atë shoën e akuzave dhe kundër akuzave dhe kanë besuar te premtimi i Ramës drejt BE. Nga ana tjetër, kemi parë fushatën e Berishës që ka qenë fyese për publikun se i hodhi gjithcka për gjithçka. Arriti deri atje sa premtoi se do të paguante kreditë e shtëpive që kishin marrë njerëzit. Ishte fyese dhe shqiptari i vitit 2025 është më inteligjent i ’98 që këta i thoshin hip në majë të tankut dhe merr ministrinë. Dy herë që i besuan ekonominë Berishës si president dhe kryeministër e panë se ça kolapsi e çoi vendin dhe çfarë borxhi e futi.”, u shpreh gazetari.
Sipas tij, rezultati i dobët në zgjedhje lidhet edhe me faktin se imazhi i PD u dobësua më shumë ditët e fundit me kontratën lobuese 6 mln dollarëshe në SHBA, por edhe dhunën e kandidatëve të tij duke filluar nga Bjedjon Nallbati në Korçë e Xhelal Mziu në Dibër.
“Imazhi i PD më pas gjatë ditëve të fundit të fushatës u dëmtua edhe nga aktet e dhunës të deputetëve të saj, Nallbati rrihte një shofer kamioni pa asnjë arsye, Mziu në Dibër bashkë me nipin rrihte një qytetar. Nga ana tjetër, për t’i vënë kapakun vajtën e rrahën edhe njëri-tjetrin në Elbasan. Të mos harrojmë edhe efektin e kontratës 6 mln lekë që Berisha ka hedhur në SHBA për hallin personal dhe jo për fitoren e PD. Kur i zoti i shtëpisë nuk kujdeset për suksesin e partisë por për veten e tij dhe hallet e familjes biologjike, do të kemi këtë reflektim.”, u shpreh Rada.
Ai tha se është tepër vonë që PD të ndërrojë lider, por shtoi se Berisha s’ka ndërmend të largohet. Sipas tij, partitë e reja duhet të bëhen bashkë dhe të formojnë një opozitë për të “injoruar” PD. Ai tha se me Berishën duhet të largohen edhe të gjithë besnikët e tij, pasi mendojnë, veprojnë dhe nxisin dhunë si ai.
“Nuk kam besuar te siguria e Ramës që thoshte se PD do të përfundojë më keq se viti ‘97 sa i përket mandateve. Kam parashikuar se do të mbante mandatet një ose dy më pak se Basha në 2021. Është tepër vonë që PD të ndërrojë lider për arsyen e vetme sepse ata njerëz që kishte brenda saj dhe që kishin ambicie për të drejtuar PD dhe një farë simpatie te votuesi ata tashmë janë shkëputur, kanë ndërtuar parti të reja ose janë larguar fare nga PD. I referohem personave që kanë marrë pjesë në garat e PD dhe janë përballur me farsën që ka krijuar Berisha. Në këto kushte mendoj se shërbimi më i madh që mund t’i bëjnë qytetarët opozitës është të ndërtojë në opozitë të re, sesi do ta bëjnë se di, qoftë përmes bashkimit të partive të vogla, por ndoshta edhe duke e injoruar PD dhe Berishën në zgjedhjet në zgjedhjet e ardhshme. Sepse Berisha mesa duket nuk ka në plan as të largohet nga partia.”, shtoi Rada.
Komente

Shkrim shume i bukur. Tamam ajo qe duhet te bej berisha, te largohet me gjithe listen e mbyllur dhe te hapin krahun te rinjve, te hapet partia per ideale dhe per profesionistet, per njerzit qe kane kontrobu ne kete shoqeri dhe qe akoma dhe sot vuajn pasojat e regjimit diktatorial. Larg kandidaturave te sprovuara si kellici, vokshi, bylykbashi, blushi, paloka, balliu, topalli
PërgjigjuPo si te mbash ne list belind kllicin ca pret pd-ja me votu nje kermill qe nuk mundi dot te tregoj vlera por e kunderta, te punoj vetem per interesat e tij te vogla personale ??
Përgjigju