Kandidati i Partisë Demokratike në Tiranë, Grigels Muçollari ka zhvilluar një takim në kuadër të fushatës elektorale ditën e sotme në zonën e Njësisë 14, ose siç njihet ndryshe Astiri.
Muçollari në videon e shpërndarë në rrjetet sociale gjatë bisedës me qytetarin, shprehet se në një zonë me 70 mijë banorë, mungon ende shkolla.
Gjatë bisedës Muçollari ka ironizuar deputetin e PS-së Plarent Ndreca në lidhje me akuzën që ky i fundit ka nga SPAK, e cila është marrë për gjykim nga GJKKO.
"Rrugë s’ka, shkolla jo, ujë me puse. Vjen ky Plarent Ndreca, bën sikur ka qenë në opozitë dhe tani do i zgjidhë. Thojini Plarentit që është hapur një vend pune për të tani së fundmi. Tenderi i ri i Uniformave të Policisë, me vlerë 26 milionë euro. Të shkojë të merret me atë punë, se atë di të bëjë. Nuk është për këtu."-tha Muçollari.
Komente

Ky mucollaari shume lek po harxhon per fushat. Ke ke ngaa prapa Grigelso?
Përgjigju