Politikë

Fushata e PS-së në Tiranë/ Braimllari: Të mbështesim Edi Ramën që pasaporta europiane të bëhet realitet

16 Prill, 17:43| Përditesimi: 16 Prill, 17:55

  • Share

Endrit Braimllari kandidati i Partisë Socialiste për Tiranën ka postuar ditën e sotme një video në rrjetet e tij sociale ku bën thirrje për mbështetje në fushatën e elektorale.

Braimllari, i njohur më parë si ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, por që sot pjesë e listës së PS-së, ka thënë se do duhet të lëmë ndasitë e vjetra politike. Sipas tij duhet të inkurajojmë mbështetjen për Edi Ramën, me qëllim marrjen e pasaportës europiane.

‘Falënderime për çdo qytetar për mesazhet inkurajuese, mbi angazhimin tim në Partinë Socialiste!

Le të lëmë mënjanë çdo ndasi të vjetër politike, sepse rruga europiane e vendit kërkon mbështetje maksimale nga të gjithë.

Le të mbështesim Partia Socialiste e Shqipërisë dhe Edi Rama,  me qëllim që pasaporta europiane të bëhet realitet.-shprehet Braimllari në video.

H.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Socialisti: 16/04/2025 18:34

    Hahahah obobo srz mo Endri? Hahahaha sidomos kur porosia vjen nga ty

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?