FIER-Vaksina kundër gripit ka nisur të aplikohet në të gjitha qëndrat shëndetësore në Fier, Patos dhe Rroskovec. Fushata ka nisur më herët se vitet e kaluara me qëllim rritjen e efektivitetit në organizëm në pritje të një "shpërthimi" të gripit në tetor.
Vaksina krijon antitrupat tre javë pasi aplikohet, ndaj vaksinimi nisi që në shtator ne menyre qe qytetaret te jene te mbrojtur ne tetor e nentor kur gripi perhapet gjeresisht.
“Këtë vit kanë prioritet përpos të moshuarve e të sëmurëve kronikë dhe mësuesit e gratë shtatëzëna. Sigurisht dhe personeli mjekësor vaksinohet me përparësi”, tha Anila Moçi, shefe e epidemiologjisë.
Fieri renditet ndër qarqet me shifra të larta të personave të vaksinuar. Këtê sezon janë në dispozicion të qytetarëve, rreth 300 më tepër se vitin e kaluar. Interes për vaksinimin ndaj gripit po tregojnë te moshuarit, te semuren kronike por dhe prindërit e fëmijëve që frekuentojnë kopshtet dhe cerdhet. Aktualisht në popullatë po qarkullon edhe Covid-19.
Referuar shifrave nga vitet e shkuara, ne Fier aplikohet 1/10 e numrit të përgjithshëm të vaksinave kundër gripit. Sipas mjekes edhe pse numri i të vaksinuarve mbetet i ulët serish ka efekt ne uljen e vdekshmerise. Regjistrohen vetëm 1 deri 2 vdekje ne vit, kryesisht te moshuar me sëmundje kronike.
Komente
