TIRANË- Kryesocialisti Edi Rama reagon pasi djali i Donald Trump përgënjeshtroi Partinë Demokratike, pas lajmit ku aludohej se Trump Junior anuloi një takim me Ramën. Gjatë takimit elektoral, kryesocialisti Rama u shpreh se është e turpshme se si PD përmes një çyryku, referuar Alfred Lelës, futi në lojë edhe familjen e Donald Trump që të mohonin këtë çmenduri.
“Sot kishte futur në lojë nëpërmjet një çyryku që mban afër edhe familjen e presidentit Trump. Sipas tij, kisha bërë një përpjekje për të shkuar në Beograd, prandaj nuk shkova te Papa për t’i dhënë lamtumirën, se po prisja të shkoja në Beograd, se aty do shkonte djali i Trump dhe aty unë me vëllain tim Vuçiç do futesha si fanti spathi dhe do ta përshëndesja, por kjo nuk qe e mundur, se kjo dështoi, se SHBA...
Deri këtu ok se ne i dimë këto, por kur sheh që detyrohen njerëzit e familjes së presidentit Trump të mohojnë këtë çmenduri të vjen turp. Se në fund të ditës, atje nuk e njeh njeri përveç atyre që marrin ato 6 milionë dollarë, po të çohet dhe Limi i Tylit i të paguajnë 6 milionë dollarë, vjen Latifi na e prezanton të gjithëve”, tha Rama.
Nga Petrela, Rama komentoi edhe kontratën e lobimit të PD në SHBA, duke thënë se po paguhen 6 mln dollarë për t’i hequr nga balli bufit të kënetës. Një ironi e ka edhe për deklaratën e PD se 6 mln dollarët u paguan nga komuniteti shqiptaro amerikan, duke thënë se kjo i kujton vjehrrit e baxhanakët e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar që u përpoqën të justifikonin pasuritë përmes familjarëve të tyre për të kaluar vettingun.
“Dje shqiptarët kanë parë një kontratë të pabesueshme të kënetës me një grup magjistarësh amerikanë. Dhe 6 mln dollarë janë deklaruar në bazë të ligjit amerikan, duhet ët deklarohen se ndryshe është krim, janë deklaruar si pagesë nga ana e kënetës për të pastruar damkën nga balli i bufit të kënetës. Ndërkohë është thënë që kjo është një kontratë që financohet nga një grup patriotësh. Nuk dihet kush janë, sa janë. Flitet për patriotë. Kjo më tregon vjehrrat dhe baxhanakët e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar qëkur kaluan vettingun nuk kishin si justifikonin apartamente e pasuri dhe thonin këto mi ka dhuruar vjehrra, këto na i ka lënë baxhanaku. Nga ai proces u krijua një perceptim sikur vjehrrat ishin gjel që bënte vezë të arta. Njësoj edhe me këta patriotë. Edhe sikur të ekzistojnë, një mendje fare normale e dyshon... se kjo të kujton edhe Lulin që e vunë përpara për 500 mijë dollarë dhe këtu dolën 6 milionë dollarë”, theksoi Rama.
Kryeministri theksoi se kjo kontratë lobimi është në shkelje të çdo ligji shqiptar.
“Kjo është në shkelje flagrante me ligjin e Shqipërisë, është i qartë sa donacione mund të marrësh, sa financim. Nuk qenka aq e thjeshtë saç u bë për atë pjesë të popullit që do të besojë tek përrallat e bufit të kënetës, nuk qenka aq e thjeshtë saç u bë që këtu qenka një komplot ndaj një burri të ndershëm që papritur e pakujtuar u ngrit SHBA dhe e damkosi se unë Rama me Soros, bëmë një konspiracion dhe ky i shkreti viktimë e pafajshme. Në momentin që ndryshoi administrata në SHBA, gjithçka do të rregullohej, dhe ky buf do shpallej si pëllumb i bardhë i gatshëm për të na marrë në krahët etij. Siç na mori dy herë, njëherë përfunduam në rrënojat e piramidave dhe njëherë tjetër në buzë të humnerës në 2013, në prag të një kompleksi total financiar", tha Rama.
Gjatë një takimi me banorë të Petrelës këtë të hënë, kryesocialisti Edi Rama tha se përgjatë 12 viteve qeverisje, në Qarkun Tiranë janë investuar nga shteti 2.17 miliardë euro, në fusha dhe sektorë të ndryshëm.
"Bujqësi, 64 projekte, 38 milionë euro.
Shëndetësia dhe kujdesi social, janë 290 milionë euro. Nuk flasim për investime në QSUT, flasim për investime në territor.
Arsimi, 178 projekte, 235 milionë euro.
Rindërtimi ka kushtuar 60 milionë euro. 16 mijë dyer që janë hapur falë projekteve të rindërtimit.
Rigjenerimi urban, 307 milionë euro.
Infrastruktura rrugore në Tiranë, 332 kilometra infrastrukturë rrugore, 95% akses në zonën rurale është prekur, qoftë me rrugë të asfaltuara, qoftë me ato që quhen rrugë të bardha.
Energjia, 48 projekte për energjinë elektrike për 36 milionë euro.
Ujësjellës-kanalizime, 49 milionë euro, 42 projekte.
Në afro 70% të saj Tirana ka ujë 24 orë.
Turizmi dhe mjedisi, 31 milionë euro.
Kultura, 113 milionë euro, është një domosdoshmëri për faktin që kultura në një kryeqytet si Tirana është në funksion të turizmit.
Vetëm në qarkun e Tiranës kemi investuar si shtet duke bërë të hapura ato lehtësira që ishin më parë, 2.17 miliardë euro",-tha Rama.
Kreu i PS-së Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim në Petrelë në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.
Rama ka komentuar edhe urdhrin që i ka dhënë Berisha kandidatëve të tij që mos të flasin për kontratën e lobimit në SHBA. Me ironi kryeministri Rama ka thënë se është i tmerruar që po i afrohet dita e fundit.
'Më e bukura kishin shpërndarë edhe një trakt që të gjithë kandidatët e kënetës nuk duhet të shkojnë nëpër media, se unë jam i tmerruar që po më afrohet dita e fundit. Paskam imponuar në të gjitha mediat që të flitet vetëm për këtë kontratën, prandaj që mos të të shpërqendrohet vëmendja e popullit nga programi i Shqipërisë Madhështore, duke vajtur këta dhe duke shpjeguar se ku i gjetën këta 6 milionë dollarë, ku janë këta patriotë që bashkuan bashkë 6 mln dollarë për të treguar në Amerikë se Shqipëria ka një specie të veçantë, se ne specie të veçantë kemi pelikanin kaçurrel, por ka edhe një specie tjetër të veçantë një buf 80-vjeçar që flet me vete si ai papagalli i mbretëreshës Elizabeth dhe për këtë arsye s’do shkojmë më nëpër media', tha ai.
Kryesocialisti Edi Rama zhviloi këtë të hënë një takim me qytetarë të Petrelës në Tiranë, ku foli edhe për përgënjeshtrimin e Partisë Demokratike nga ana e djalit të presidentit Donald Trump, Donald Trump Jr..
Sipas mediave pranë PD, Donald Trump Jr. ka anuluar një drekë në Tiranë me Ramën, të lobuar nga Richard Grenell.
"Jo vetëm kaq, por para se të vija këtu pashë... kjo është për të qeshur dhe për të qarë, nuk e di çfarë duhet të bëjë njeriu në këto kushte ku sheh dikë që ka qenë presidenti, kryeministri i këtij vendi, sot është në atë procesin biologjik të rrëshqitjes së ledhit, edhe nga ana tjetër përpiqet t’u tregojë njerëzve: që ka një forcë magjike, magjistarë nga Amerika, do fitojë, etj. etj., dhe sot kishte futur në lojë nëpërmjet një çyryku që mban afër edhe familjen e presidentit Trump. Sipas tij, kisha bërë një përpjekje për të shkuar në Beograd, prandaj nuk shkova te Papa për t’i dhënë lamtumirën, se po prisja të shkoja në Beograd, se aty do shkonte djali i Trump dhe aty unë me vëllain tim Vuçiç do futesha si fanti spathi dhe do ta përshëndesja, por kjo nuk qe e mundur, se kjo dështoi, se SHBA...
Deri këtu ok se ne i dimë këto, por kur sheh që detyrohen njerëzit e familjes së presidentit Trump të mohojnë këtë çmenduri të vjen turp. Se në fund të ditës, atje nuk e njeh njeri përveç atyre që marrin ato 6 milionë dollarë, po të çohet dhe Limi i Tylit i të paguajnë 6 milionë dollarë, vjen Latifi na e prezanton të gjithëve. 6 milionë dollarë për të ardhur një herë për të folur në dasmën e Limit të Tytit, vjen Latifi pa problem fare. Problemi është se pa ato 6 milionë dollarë nuk e di njeri kush është Limi. Është e njëjta gjë ekzaktësisht. Çfarë i mbetet në mend, i mbetet Albania. Ky është një udhëheqës shqiptar, kjo është një forcë konservatore shqiptare. Një çmenduri totale, prandaj them, nuk e di njeriu të qeshë apo të qajë."
Komente
