Politikë

Fushata elektorale/ Gonxhja: Dëgjojmë njëri-tjetrin që të krijojmë një të ardhme më të mirë

28 Prill, 15:58| Përditesimi: 28 Prill, 16:02

  • Share

Drejtuesi politik i Njëisë 6, ose siç njihet ndryshe Kombinati, Blendi Gonxhja ka zhvilluar një takim me tregtarë dhe familje në Qytetin e Nxënësve në Tiranë. Në një postim në rrjetin social Gonxhe shkruan se në takim u ndanë ide për mundësi të reja. Takimet vijojnë në kuadër të fushatës elektorale të 11 Majit.  

"Në Qytetin e Nxënësve në Njësinë 6, me tregtarët dhe familjet për të ndarë ide, për të dëgjuar njëri-tjetrin dhe për të ndërtuar së bashku mundësi të reja. Sepse forca e vërtetë e një komuniteti qëndron në bashkëpunim, në respektin për çdo zë dhe në besimin se kur jemi bashkë, mund të krijojmë një të ardhme më të drejtë, më të fortë dhe më gjithëpërfshirëse."-Gonxhe

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?