Politikë

Fushata elektorale / Kandidatja e PD-së për Tiranën, Zhulali: Shqetësimi që dëgjoj më shumë është pasiguria për spitalet, ilaçet dhe ushqimin! Kjo kohë do guxim

24 Prill, 17:53| Përditesimi: 24 Prill, 17:59

  • Share

Ilda Zhulali, kandidate e Partisë Demokratike për Tiranën, ka shpërndarë një postim në Facebook në kuadër të fushatës elektorale të 11 majit. Zhulali thotë se shqetësimet që ka dëgjuar më shumë në fushatë janë “pasiguria” dhe niveli i lartë i korrupsionit.

“E keni vënë re, në Tiranë ka akoma e më pak njerëz. Shqetësimet që kam dëgjuar gjatë gjithë këtyre ditëve janë: ‘jam i pasigurt për shkollën e fëmijëve, për spitalet, për ilaçet dhe i pasigurt për atë çka ha.’

Shqetësimi i dytë lidhet me babëzinë dhe me korrupsionin. Është i paimagjinueshëm ky nivel korrupsioni. Kjo kohë do ide, guxim, lidership, njerëz të rinj!”-thotë Zhulali në postimin e saj. 

H.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Laert: 24/04/2025 18:44

    Epo kur u be dhe kjo zhapa e Safetit...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?