Politikë

Rama nga Dimali: 6 mln dollarë për të pastruar tatuazhin në ballë të non gratës! Çdo alternativë tjetër përveç PS, të çon në humnerë! Partitë e reja, si LSI ndjesë pastë

1 Maj, 11:24| Përditesimi: 1 Maj, 16:40

  • Share

Duke vlerësuar programin e tij qeverisës, kryesocialisti Edi Rama komentoi edhe  një herë nga Qarku i Beratit lobimin 6 milion dollarësh të Sali Berishës në SHBA.

"6 mln dollarë nga këneta për të pastruar tatuazhin në ballë të non gratës dalin, por paratë e tjera për popullin nuk dalin. Të tjerët që medemek janë të rinj, thonë se po qe se na vjen ne në dorë kjo punë, do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Ndërkohë që ne na duhet të mbyllim negociatat në 2027 dhe të futemi në BE", tha Rama. 

Bashkë me alternativën e Berishës, Rama ironizoi edhe partitë e reja, të cilat i krahasoi me ish LSI-në, e njohur për marrëveshjet politike, sa majtas ashtu edhe djathtas.

"E kishim një ndjesë pastë LSI që na u ngatërrua nëpër këmbë dhe u kthye në nyjë në fyt për shqiptarët dhe në vend që ta kujtojmë për 1 maj meqenëse është dita e punëtorëve, dhe të themi shyqyr shpëtuam nga pengmarrësdit e vegjël, dalin të tjerët dhe thonë do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme", përfundoi Rama.

Teksa prezantoi programin e PS, Edi Rama iu bëri thirrje qytetarëve të Dimalit që të fokusohen në anëtarësimin në BE pasi, sipas tij, alternativat e tjera të çojnë drejt humnerës. Rama po fliste për borxhin publik, që në 2030 synojnë ta ulin nën 50%, kur tha se qytetarët duhet të veprojnë si në vitin 2013, kur i dhanë besimin PS-së dhe shpëtuan vendin nga një humnerë tjetër si ajo e vitit 1997. 

“Borxhin publik e kemi ulur në një normale prej 54% dhe projeksioni në Shqipërinë 2030, do ta çojmë në 50 %, me një minus të lehtë nën 50 %. 25 % e njerëzve, subjekteve që kishin kredi nëpër banka nuk i shlyenin dot më, momenti ku ndizet drita e kuqe dhe sistemi bankar rrezikon të bjerë. Shqiptarët duke u  bërë bashkë në 2013 shpëtuan vendin nga një humnerë të dytë pas asaj të '97. Çdo alternativë tjetër përveç PS është e rrezikut për t’u kthyer sërish pas drejt të njëjtës humnerë. ", u shpreh Rama. 

Duke u ndalur te papunësia, Rama tha se për herë të parë shifra është ulur nën 10%. Në përgjigje të akuzave të opozitës se ulja e papunësisë ka të bëjë me faktin se janë larguar mbi 1 milionë shqiptarë nga vendi, kryesocialisti deklaroi se përqindja e papunësisë nuk matet mbi popullsinë e përgjithshme. 

“Ka shumë që thonë se shifra e ulët vjen se kanë ikur njerëzit. Lëre pastaj ata që thonë se kanë ikur 1 mln njerëz, një nga shpifjet më të mëdha të kënetës ndërkohë që censusi e tregoi saktë se sa është popullsia e Shqipërisë. Por përqindja e papunësisë nuk matet mbi popullsinë e përgjithshme por mbi forcat e punës. Për herë të parë kemi një papunësi njëshifrore 8.8%.”, shtoi Rama.

Ironizoi sërish edhe kontratën 6 milionë dollarëshe të PD me kompaninë lobuese në SHBA. Rama tha se nga 7x7=42 e kanë çuar në 6 milionë. 

“Ata që përpiqen dhe këmbëngulin të na përqeshin se medemek në këto tre mandate s’kemi bërë asgjë dhe një nga gjërat që thonë është se ku keni 300 mijë vendet e punës. 1 023 000 të punësuar ishin në 2013 ndërsa në 1 327 000 është e regjistrit sot. Kanë një problem të madh me aritmetikën. E filluan me 7x7= 42, tani e çuan në 6 milionë. Besoj se aritmetika që na kanë mësuar në shkollë tregon se janë më shumë se 300 mijë të punësuar të rinj", u shpreh ai. 

Kryesocialisti tha se në total gjatë viteve të qeverisjes janë bërë gjysmë miliardë euro investime. Sipas Ramës, ato që ka bërë PS në këto vite, s'do të mund ta bëjë asnjë parti tjetër politike. Rama shtoi gjithashtu se ka ende shumë punë për të bërë dhe prandaj duhet të marrë mandatin e katërt,

"Njëri bufi i kënetës del thotë se do të shkrijë SPAK dhe e-Albania. Dmth drejtësia do të kthehet aty ku ishte, në kënetën e bufit, që kur vriteshin njerëz poshtë dritares së kryeministrit...Të tjerët që medemek janë të rinj, thonë se po qe se na vjen ne në dorë kjo punë, do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Ndërkohë që ne na duhet të mbyllim negociatat në 2027 dhe të futemi në BE.", shtoi Rama. 

 

Ora 12:11
‘Kishim një LSI ndjesë pastë’, Rama nga Dimali: Ne themi shyqyr shpëtuam nga pengmarrësit e vegjël, tani këta të rinjtë duan zgjedhje të parakohshme

 

Kryesocialisti Edi Rama, nga Dimali, shënjestroi sërish partitë e reja, teksa tha se janë të ngjashme me LSI-në që vetëm ishte një problem për shqiptarët. Sipas Ramës, partitë e reja që kanë dalë duke thënë se do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme nuk kanë as program dhe as përmbajtje. 

“Ne duam të hyjmë në BE, ata thonë do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. E kishim një ndjesë pastë LSI që na u ngatërrua nëpër këmbë dhe u kthye në nyjë në fyt për shqiptarët dhe në vend që ta kujtojmë për 1 maj meqenëse është dita e punëtorëve, dhe të themi shyqyr shpëtuam nga pengmarrësit e vegjël, dalin të tjerët dhe thonë do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme?

Ça të rinjsh? Të rinj në moshë e fytyrë, por në program, përmbajtje në kuptim të politikës, gjeopolitike, të marrëdhënieve ndërkombëtare, s’ka lidhje fare që kur thonë se do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Duhet të fokusohemi te 11 maji dhe anëtarësimi në BE.”, u shpreh Rama.  

Xh.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?