Kryesocialisti Edi Rama, nga një takim që zhvilloi paraditen e kësaj të marte me qytetarët në Librazhd, ironizoi Tomor Alizotin, drejtuesin politik të PD në qarkun e Elbasanit, i cili pak ditë më parë “kërcënoi” kundërshtarët politikë se “do t’ju hamë të gjallë”. Me ironi, Rama tha se ka shkuar me frikë në Librazhd pas fjalëve të drejtuesit politik të Berishës.
"Kam ardhur me shumë frikë dhe gati gati isha duke u kthyer mbrapsht se ka dalë njoni këtej se do të na hajë të gjallë. Edhe thashë mirëpo nuk e shoh gjëkundi. Sot kemi edhe një takim të madh përmbyllës në Elbasan dhe ju falënderoj se jeni kaq shumë këtu se duke iu parë kaq shumë edhe mua më del pak frika se ai kur thotë do hamë, ai ha me gjithë mend.", u shpreh kryesocialisti.
Më pas nisi të prezantonte programin e PS, duke bërë edhe një krahasim se si e gjeti vendin kur erdhi në pushtet në vitin 2013, dhe se si do pritet të jetë në vitin 2030. Duke u ndalur te borxhi publik, Rama tha se shqiptarët u bënë bashkë në 2013 duke shpëtuar vendin nga humnera që po e çonte këneta.
“Te borxhi kemi gjetur situatën më të rënd me shumë borxhe. Nuk ndodhi hataja dhe prandaj askush nuk e mban kokën pas. Po iu them se kur shqiptarët u bënë bashkë për të na dhënë besimin dhe nxjerrë jashtë bufin mne kënetën në 2013 nga zyrtat e stetit,. E kanë kapur shqipërinë në momentin e fundit drejt humnerës dhe e kanë tërhequr duke e shpëtuar nga një tjetër kopals si ai i Piramidave.”, u shpreh kryesocialisti.
Rama përmendi se rruga Qukës-Qafë Plloçë do të hapet në fund të verës. Duke u ndalur tek të punësuarit, Rama tha se kur morën detyurën 1 023 000 të punësuar, ndërsa sot janë 1 327 000, ndërsa nuk ironinë për lobimin 6 milionë dollarësh të PD në SHBA.
“Sipas aritmetikës që kam mësuar në Liceun Artistik janë 300 mijë më shumë. Aritmetika është në hall të madh, ne menduam se e pamë hatanë më të madhe kur thoshte Luli 7x7=42 doli bufi 7x7=6 milionë”, tha Rama.
Në fund, e përmbylli me një thirrje ndaj qytetarëve të Librazhdit që të votojnë për PS më 11 Maj.
“Ajo që iu them është që kini besim që të vazhdojmë përpara se tanimë kemi mundësinë historike që Shqipërinë ta bëjmë pjesë të familjes së bashkuar evropiane dhe për këtë na duhet të jemi sa më të shumtë më 11 maj, që të krijojmë fuqi vendimarrëse sa më të madhe për të mbyllur negociatat për anëtarësim me BE brenda 2027. Me Shqipërinë, BE dhe Evropën, do të bëjmë për Librazhin dhe Elbasanin shumë më tepër sesa gjithçka kemi bërë ne dhe ata përpara nesh deri më sot.”, përfundoi kryesocialisti.
Komente
