Nga Devolli, kryesocialisti Edi Rama ka komentoi dhunën që kandidati i Sali Berishës, Bledion Nallbati ushtroi ndaj një shoferi kamioni. Rama kujtoi Dritëro Agollin, duke thënë se ishte deputet i Devollit në Kuvend, por sot PD ka sjellë në parlament një rrugaç. Sipas Ramës, kjo tregon se ku ka rënë pazari i opozitës.
“Dritëro Agolli ishte deputet i opozitës, jo i pushtetit dhe fliste për të gjithë popullin ndërkohë që Devolli ka sjellë në parlament një rrugaç të një niveli që unë nuk e di se në cilën vjershë të Dritëro Agollit mund të gjente vend por ma ha mendja tek fjala kokëbosh dhe trangull që Dritëroi e përdor.", u shpreh Rama.
Kryetari i PS shtroi pyetjen se si demokratët e Devollit mund të votojnë një rrugaç teksa shtoi se "realisht më duket fundi nga Dritëro Agolli te një rrugaç, nga një poet kombëtar te një turp vendor këtu". Kryesocialisti shigjetoi edhe Alti Nallbatin, vëllain e deputetit të Berishës, i cili tashmë është arrestuar për dhunën.
"Janë dy vëllezër njëri katran që e keni parë deputet një Nallbati dhe një katran me bojë që është i vëllai, që më thonë që është një pëllëmbë mbi tokë dhe sjell vërdallë dynjanë dhe tani që flasim janë prapa hekurave se kanë rrahur njerëz. Kjo është e vërteta dhe këta do bëjnë Devollin madhështor, një xhuxh agresiv do bëjë Devollin madhështor bashkë me të vëllanë. I thoni Duçe? Pse? Ngaqë është i fortë".
Një përgjigje kryesocialisti ua dha edhe atyre që e akuzojnë për lidhje të forta me oligarkët. "Ata oligarkët duhet të presin me muaj të takohen me mua", tha Rama.
Duke prezantuar programin elektoral, Rama nuk kurseu thumbat për Berishën, duke e cilësuar si një njeri të mbaruar, që e sjellin vërdallë nëpër Shqipëri "zogjtë e tij". Një thirrje pati edhe për qytetarët demokratë të zonës, teksa tha se s'duhet të hyjnë në gjynah me një person që duhet të ishte në shtëpi.
“Mendoj unë, se hyni edhe në gjynah se mirë votën në kënetë, por hyni edhe në gjynah që mbani rrugëve një njeri që duhet të shkojë në shtëpi. Shikojeni këtë punë, këtu në Devoll e keni të dyfishtë problemin. Hyni gjynah se çoni rrugeçër në Tiranë.", shtoi kryesocialisti.
Më pas, iu bëri thirrje demokratëve të Devollit që të votojnë për PS më 11 maj për Shqipërinë në BE dhe të ardhmne evropiane, duke lënë pas kënetën, që synon ta çojë vendin në gropë.
“Zgjedhja është midis një grupi rrugaçësh, ku kryerrugaçi sot është në burg për rrahje, ndërkohë që kryerrahësi nuk është në burg se është deputet dhe midis të gjithë këtyre deputetëve dhe deputeteve që i ofrojmë ne Devollit dhe Korçës, midis një kënete që është turp kombëtar dhe Shqipërisë në BE. Edhe ju demokratët atje, në 11 maj e dini se ça duhet të bëni, ndërroni dorën. Shqipëria e ka ndërruar dorën kaq shumë vite. Ndërrojeni dorën gjithë ata burra mbrapa Duçes”, tha Rama.
Kryesocialisti Edi Rama ironizoi sërish Bledjon Nallbatin teksa tha se kryerrugaçi nuk është në burg për shkak se është deputet.
Rama iu bëri thirrje edhe demokratëve në Devoll që të ndërrojnë dorën dhe të votojnë për PS, pasi edhe Shqipëria e ka bërë këtë gjë prej vitesh.
“Zgjedhja është midis një grupi rrugaçësh, ku kryerrugaçi sot është në burg për rrahje, ndërkohë që kryerrahësi nuk është në burg se është deputet dhe midis të gjithë këtyre deputetëve dhe deputeteve që i ofrojmë ne Devollit dhe Korçës, midis një kënete që është turp kombëtar dhe Shqipërisë në BE. Zgjedhja është midis një politikani të mbaruar, të pashpresë dhe shpresës së madhe të Shqipërisë më në fund përfundimisht evropiane, e lirë dhe e barabartë mes të gjithë popujve të Evropës.
Zgjedhja është midis kënetës bashkë me bufin për t’u kthyer edhe njëherë në gropë dhe kësaj pasaportës për këtë gjeneratë këtu, që ka lindur me këmishë se është gjenerata e parë edhe me celular dhe pasaportë evropiane. Nëse ne të tjerët do të bëjmë gjënë e duhur për ta, dhe prindërit, se do t’iu japim në dorë një dhuratë që prindërit tanë s’na e dhanë dot dhe për të shkuar deri te Skënderbeu që bëri profecinë që vendi ynë është në perëndim dhe lindje dhe që fati na e ka sjellë me një votë të bashkohemi t’i japim fuqi Shqipërisë, të mbyllim negociatat dhe të kapërcejmë pragun. Edhe ju demokratët atje, në 11 maj e dini se ça duhet të bëni, ndërroni dorën. Shqipëria e ka ndërruar dorën kaq shumë vite. Ndërrojeni doën gjithë ata burra mbrapa Duçes”, tha Rama.
Kryesocialisti Edi Rama ironizoi Sali Berishën teksa tha se “zogjtë” e tij e sjellin vërdallë nëpër Shqipëri. Ai tha se asnjë nga të vetët nuk doli që t’i thotë se tashmë është një njeri i mbaruar.
Më tej, iu drejtua demokratëve të Devollit, duke iu thënë se do të hyjnë në gjynah nëse çojnë një rrugaç në Tiranë, duke iu referuar Bledjon Nallbatit, dhe dhunës së tij ndaj shoferit të kamionit dy ditë më parë.
“Dua t’ju tregoj një fabul popullore, mbledh babai djemtë, kur u rritën iu thotë të madhit ti do të kujdesesh për prodhimin e arës. Të dytit do të kujdesesh për shitjen, të voglit do të kujdesesh për babën që kur baba të lajthisë të mos e lësh të dalë nga shtëpia. I thotë po si do e marr vesh, sapo baba të fillojë të fillojë të ngatërrojë fjalët e konakut të burrave me atë të grave, ti mos e lër më babën të dalë nga shtëpia. Mirë që këto vite nuk u gjet as një djalë dhe as një mike, që t’i thoshte bababufit lëre më këtë muhabet se nuk vazhdon më kjo punë, por sot zogjtë e tij e marrin me tendë. E sjellin vërdallë nëpër Shqipëri një njeri të mbaruar, të pashpresë, të dëshpëruar, mosha e ka lajthitur komplet dhe demokratët e zakonshëm duhet tani ta bëjnë rolin e atij djalit të vogël.
Mendoj unë, se hyni edhe në gjynah se mirë votën në kënetë, por hyni edhe në gjynah që mbani rrugëve një njeri që duhet të shkojë në shtëpi. Shikojeni këtë punë, këtu në Devoll e keni të dyfishtë problemin. Hyni gjynah se çoni rrugeçër në Tiranë. Devolli vendi i njerëzve më punëtorë të njohur me nam. Devolli i mikpritjes dhe të tëra të mirave por kur na çojnë rrugeçër atje një gjysmak, çyryk që s’ka lënë rast pa e treguar dhe pa i rënë gjoksit, pa bërë gjeste dhe shfaqje për të thënë se unë jam çyryk nuk e di. Ne duam të jemi bashkë, me ju dhe pa ju, do të fitojmë. Por bashkë me ju ne të bëjmë atë që na takon për Shqipërinë. Ju bëni një rrugë e dy punë, edhe shpëtoni Shqipërinë edhe shpëtoni nga këneta.”, u shpreh Rama.
Komente
