Kronikë

PD rikthen strukturën për mbrojtjen e votës, Gjin Gjoni: Iu ndjekim këmba-këmbës! Pacaj: Babai i kandidates e kreu i PS u kërcënuan me armë! 2 në kërkim

5 Maj, 12:45| Përditesimi: 5 Maj, 19:19

  • Share

LEZHË- Në zgjedhjet e vitit 2021, Partia Demokratike reklamonte ngritjen e strukturave për mbrojtjen e votës. Një skemë e cila, përveçse e paligjshme, u përfshi në një konflikt të rëndë në Elbasan, duke vrarë simpatizantin e PS-së, Pjerin Xhuvanin.

Demokratët tani duke se i janë rikthyer vënies në veprim të strukturave të ngjashme, nën pretendimin se socialistët po blejnë vota. Kandidati i Sali Berishës në Lezhë, ish-gjyqtari i shumëpërfolur Gjin Gjoni, ka publikuar në rrjetet sociale një video të shoqëruar me shkrimin se “grupet për mbrojtjen e votës në ndjekje të njerëzve që dalin natën për qëllime të mbrapshta elektorale. “Ne jemi kudo. Do t’iu ndjekim këmba-këmbës”.

Pak ditë përpara votimit, situata në Lezhë duket se po tensionohet. Në dalje nga komisariati i Lezhës, kandidati socialist, Ermal Pacaj, akuzoi demokratët se përmes njerëzve të armatosur kanë kërcënuar babanë e kandidates për deputete Klotilda Ndreca dhe kreun e PS në Lezhë, Emirjan Lazri.

“Është kallëzuar penalisht, mbrëmë në Dajc, në pronën e babait të kandidates sonë për deputete, njerëz të armatosur janë paraqitur duke kërcënuar se do ju marrim peng kryetarin e PS dhe babanë e kandidates për deputete. I jemi drejtuar instance shtetërore, duhet të marrin masa. Çdo natë militantë të PD qarkullojnë orëve të vona, pa arsye, për të gjurmuar dje krijuar alibinë e tyre të humbjes për zgjedhjet e 11 majit. Është depozituar kallëzimi”, tha Paci.

Në një reagim, kandidati demokrat Gjin Gjoni sqaroi se nuk ka pasur prezencë armësh, por thjesht ka qenë një përpjekje për të mbrojtur votën.

“Pavarësisht kushteve që kryetari i Partisë Socialiste u ka vënë drejtuesve të qarkut Lezhë për të ndryshuar këtë rezultat dhe si duket të janë në panik dhe padyshim që kërkojnë të zbatojnë me korrektësi porositë dhe urdhrat e padronit dhe deklaratat e dhëna sot, janë deklarata të pabaza, unë padyshim që kam kam përmend emra konkret dhe jam konkret në ato që kam përmend."-tha midis të tjerash Gjoni 

Policia e Lezhës tha se ka shpallur në kërkim Xhejson Seferaj 27 vjeç dhe  ⁠Ilirjan Gjoka 40 vjeç, autorë të dyshuar për veprat penale “Kanosja apo dhunimi i pjesëmarrësve në zgjedhje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Sipas policisë ata kanë kanosur me armë njerëzit e kandidates për deputete të PS-së.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit Xh. S., 27 vjeç dhe I. Gj., 40 vjeç, si autorë të dyshuar për veprat penale “Kanosja apo dhunimi i pjesëmarrësve në zgjedhje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” .  

Shpallja në kërkim e tyre u bë pasi rreth orës 23:25 të datës 04.05.2025, shtetasit E. N. dhe D. N. njoftuan Sallën Operative të Policisë së Lezhës, se fillimisht automjeti me të cilin lëviznin, ishte ndjekur nga 2 automjete të tjera, dhe më pas në fshatin Dajç, ishin kanosur me armë, nga shtetasit që udhëtonin me dy automjetet, për pretendime që lidhen me fushatën elektorale të motrës së tyre, kandidates për deputete të qarkut Lezhë, shtetases K. N.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë nisën hetimet, me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të rastit. Nga veprimet hetimore të deritanishme dyshohet se autorë të kanosjes janë shtetasit Xh. S., 27 vjeç dhe I. Gj., 40 vjeç.  Shërbimet e Policisë vijojnë intensivisht punën për kapjen e tyre. Gjithashtu, në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, po kryhen hetime për të zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore të gjitha rrethanat e këtij rasti.   

Fushata në Lezhë është shoqëruar me akuza të shumta dhe në rrjetet sociale, ku Gjin Gjoni shkruan se zyrtarët lokalë po përpiqen të deformojnë vullnetin e qytetarëve përmes blerjes së votës. Ndërsa Ermal Pacaj e konsideron shpifje dhe alibi të humbjes së demokratëve.

Lajm në përditësim...

SI.E./H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?