Kronikë

PD rikthen strukturën për mbrojtjen e votës, Gjin Gjoni: Iu ndjekim këmba-këmbës! Pacaj: Babai i kandidates e kreu i PS u kërcënuan me armë! 2 në kërkim

5 Maj, 12:45| Përditesimi: 5 Maj, 15:47

  • Share

LEZHË- Në zgjedhjet e vitit 2021, Partia Demokratike reklamonte ngritjen e strukturave për mbrojtjen e votës. Një skemë e cila, përveçse e paligjshme, u përfshi në një konflikt të rëndë në Elbasan, duke vrarë simpatizantin e PS-së, Pjerin Xhuvanin.

Demokratët tani duke se i janë rikthyer vënies në veprim të strukturave të ngjashme, nën pretendimin se socialistët po blejnë vota. Kandidati i Sali Berishës në Lezhë, ish-gjyqtari i shumëpërfolur Gjin Gjoni, ka publikuar në rrjetet sociale një video të shoqëruar me shkrimin se “grupet për mbrojtjen e votës në ndjekje të njerëzve që dalin natën për qëllime të mbrapshta elektorale. “Ne jemi kudo. Do t’iu ndjekim këmba-këmbës”.

Pak ditë përpara votimit, situata në Lezhë duket se po tensionohet. Në dalje nga komisariati i Lezhës, kandidati socialist, Ermal Pacaj, akuzoi demokratët se përmes njerëzve të armatosur kanë kërcënuar babanë e kandidates për deputete Klotilda Ndreca dhe kreun e PS në Lezhë, Emirjan Lazri.

“Është kallëzuar penalisht, mbrëmë në Dajc, në pronën e babait të kandidates sonë për deputete, njerëz të armatosur janë paraqitur duke kërcënuar se do ju marrim peng kryetarin e PS dhe babanë e kandidates për deputete. I jemi drejtuar instance shtetërore, duhet të marrin masa. Çdo natë militantë të PD qarkullojnë orëve të vona, pa arsye, për të gjurmuar dje krijuar alibinë e tyre të humbjes për zgjedhjet e 11 majit. Është depozituar kallëzimi”, tha Paci.

Policia e Lezhës tha se ka shpallur në kërkim Xhejson Seferaj 27 vjeç dhe  ⁠Ilirjan Gjoka 40 vjeç, autorë të dyshuar për veprat penale “Kanosja apo dhunimi i pjesëmarrësve në zgjedhje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Sipas policisë ata kanë kanosur me armë njerëzit e kandidates për deputete të PS-së.

Fushata në Lezhë është shoqëruar me akuza të shumta dhe në rrjetet sociale, ku Gjin Gjoni shkruan se zyrtarët lokalë po përpiqen të deformojnë vullnetin e qytetarëve përmes blerjes së votës. Ndërsa Ermal Pacaj e konsideron shpifje dhe alibi të humbjes së demokratëve.

Lajm në përditësim...

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?