LEZHË- Ish-gjyqtari sheik Gjin Gjoni, kandidati i Sali Berishës në qarkun e Lezhës është vënë në hetim për shpifje. Policia e Lezhës njofton se Gjoni do të procedohet në gjendje të lirë, pasi ka shpifur për 5 zyrtarë socialistë, të cilët i publikoi me emra duke thënë se ishin të implikuar në blerje votash.
Një njoftim për mediat, Policia e Lezhës njofton se “55-vjeçari ka publikuar në rrjetin social ‘Facebook’, një postim, nëpërmjet të cilit shpif se 5 shtetasit janë të implikuar në blerje votash dhe intimidim zgjedhësish”.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpifja”, për shtetasin Gj. Gj., 55 vjeç, banues në Lezhë, kandidat për deputet i subjektit politik “Partia Demokratike”, pasi kanë kallëzuar shtetasit D. P., E. L., E. S., P. Gj. dhe R. N. (përfaqësues dhe simpatizantë të subjektit politik “Partia Socialiste”), se 55-vjeçari ka publikuar në rrjetin social “Facebook”, një postim, nëpërmjet të cilit shpif se 5 shtetasit janë të implikuar në blerje votash dhe intimidim zgjedhësish”, thuhet në njoftimin e Policisë së Lezhës.
Policia e Lezhës u vë në lëvizje pas kallëzimit që kanë bërë zyrtarët e përmendur nga Gjoni, konkretisht nga Denis Pervathi, Drejtor Tatimesh në Lezhë, Eraldo Smaçi, Drejtor i IVMT në Bashkinë Lezhë, Paulin Gjergji, Drejtor i Emergjencave në Lezhë, Emirjan Lazri, Drejtor i Inspektoratit Shëndetësor, Rigels Nicaj, zyrtar i Partisë Socialiste në Lezhë.
Bëhet fjalë për një postim të Gjin Gjonit më 4 maj, në rrjetin e tij social Facebook, ku ka publikuar me emra 7 zyrtarë të cilët i akuzonte se ishin të implikuar në blerje votash dhe i bënte thirrje të drejtësisë të veprojë.
Postimi i Gjin Gjonit më 4 maj
Denoncim publik: Kriminelët elektoral janë aktivizuar – Drejtësia të veprojë me urgjence!
Me afrimin e datës së zgjedhjeve, po shfaqen gjithnjë e më hapur elementë që po përpiqen të deformojnë vullnetin e qytetarëve përmes blerjes së votës. I bëj thirrje publike SPAK dhe organeve të drejtësisë të veprojnë menjëherë ndaj këtyre personave, për të shmangur përplasjet dhe tensionet që mund të lindin. Ne nuk do të lejojmë që demokracia të nëpërkëmbet – kushdo që do tentojë të prekë votën e lirë do të na ketë përballë!
Njerez nga vetë Partia Socialiste me informojnë se këta janë disa prej emrave që janë pjesë e përpjekjeve për blerje votash dhe intimidim të qytetareve:
• Denis Pervathi – Drejtor i Tatimeve në Bashkinë Lezhë po vepron në Kolsh
• Eraldo Smaçi – Drejtor i IVMT në Bashkinë Lezhë po vepron në Zejmen
• Paulin Gjergji – Drejtor i Emergjencave në Bashkinë Lezhë po vepron në Balldre
• Rigels Nicaj – Zyrtar i Partisë Socialiste po vepron në Ishull-Lezhë
• Fred Pervathi – Shofer ambulance po vepron në Manati
• Agim Prendi – Zyrtar i PS po vepron në Zejmen
• Emirjan Lazri – Drejtor i Inspektoriatit Shëndetësor po vepron në Dajç
Këta individë dhe të tjerë që do ti denoncojmë me zë dhe figure më ditet në vijim duhet të hetohen pa vonesë dhe të vihen para drejtësisë, pasi ne jemi të vendosur që vullneti i qytetareve të mos tjetersohet siç ka ndodhur në zgjedhjet e shkuara.
Emri i Gjin Gjonit del sërish në skenë, ndërsa vetëm një ditë më parë vetë Gjin Gjoni deklaroi se kanë organizuar strukturën për mbrojtjen e votës, një skemë e cila, përveçse e paligjshme, solli edhe një konflikt të rëndë në Elbasan katër vite më parë ku uvra simpatizanti i PS-së, Pjerin Xhuvani.
Postimi i Gjin Gjonit
Komente

Tkishin nisur njehere hetimet per vjedhje pastaj per shpifje
PërgjigjuPo Bashen dhe Ndocajn po i hetojnë se edhe ata akuzuan, apo ato sna prishin punë?
Përgjigju