Rrjetet sociale janë kthyer në një ndër mjetet kryesore të komunikimit edhe gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.
Për drejtorin e 'Acromax', Aldor Nini rrjeti social më i përdorur ka qenë Facebook, ndërsa video më e klikuar ka qenë një video e kryeministrit Edi Rama, me mbi 1 mln shikime.
I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv, ai tha se Rama renditet në vend të parë për shikueshmëri dhe pas tij vijnë Shehaj dhe Berisha.
‘Rrjetet sociale janë përdorur masivisht në këtë fushatë kandidatët kanë sulmuar njëri- tjetrin dhe për të bindur qytetarët për votën. Rama në Youtube publikon të gjitha takimet me livestream, Berishën dhe të tjerët si ke në asnjë vend. Facebook është përdorur më shumë nga politikanët sepse ka një interaktivitet më të lartë, në këtë zgjedhje ka qenë më i përdoruri.
Videot më të shikuara kanë qenë më të shikuara, ka qenë një videoselfie nga makina, njëra ka qenë më 1 mln klikime. Shikueshmëria në rrjetet sociale, Edi Rama 53 mln shikime në pak më shumë se 30 ditë ku këto janë nga videot në Facebook, në Instagram dhe në Youtube, Sali Berisha 21 mln shikime dhe Agron Shehaj 31 mln shikime’, tha ai.
Ai tha se më shumë për reklama online në rrjetet sociale ka sponsorizuar Agron Shehaj, 34 mijë dollarë.
'Shehaj ka shpenzuar shumë për sponsorizime në Facebook. Sali Berisha nuk ka harxhaur shumë, më shumë ka harxhuar për kandidatët e vet. Agron Shehaj ka shpenzuar për reklama online 34 mijë dollarë, PD 42 mijë. Rama nuk është sepse ska harxhuar aq shumë. Dhe Gazment Bardhi ka harxhuar 6 mijë dollarë’, tha ai.
Sa i përket rrjetit social TikTok, edhe pse është mbyllur, ai tha se me i klikuar ka qenë Berisha.
‘Berisha në TikTok është i dytë ka qenë i pëlqyer edhe para fushatës, Edi Rama se ka përdorur TikTokun që kur u mor edhe vendimi për të mbyll. Basha nuk ka llogari në Tik Tok më shumë përdor Instagram dhe Facebook. Ne do të shohim pas zgjedhjeve a do të jetë njësoj pëlqimi në rrjetet sociale, me votat që do të marrin’, tha ai.
Komente
