Me një përshëndetje për të birin, Zahon e ka nisur kryeministri Edi Rama fjalën e tij në aktivitetin e fushatës përmbyllës në Tiranë, në Sheshin Skëndebej. Ai tha se Zaho kishte kërkuar të vinte në aktivitet, por se nuk ishte lejuar nga e ëma Linda, e cila i kishte thënë se nuk mund të shkonte pasi nuk mund të votonte.
"Me lejen tuaj dua të përshëndes Zahon nga këtu sepse donte të vinte, por Linda i tha 'Zaho t'i nuk mund të shkosh atje sepse nuk mund të votosh. Po mirë tha ai kur do votoj unë?' Ti kur të rritesh, po mirë tha, kur të rritem ti do më votosh mua? Unë nuk i thash se për këtë duhet të bëjë shumë patronazhime", tha Rama.
Lajmi kryesor:
PS mbyll fushatën në Tiranë, Rama: Ne e ardhmja, PD e shkuara! 25 prilli dita e çlirimit nga demoni Berisha! Basha duket europian, por është korrier i të kaluarës (VIDEO)
//ReportTv.al