Bota

Fushata” Vaksinohu kundër COVID-19” dhe fito para, ushqim dhe lopë në këmbim të vaksinimit

10 Gusht 2021, 09:57| Përditesimi: 10 Gusht 2021, 11:40

  • Share

Në përpjekje për të bindur qytetarët të vaksinohen kundër COVID-19, vende të ndryshme në botë po ofrojnë shpërblime të ndryshme, që rrallëherë mund të ngjajnë edhe qesharake.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç pavarësisht një fushate të shpejtë të vaksinimit, pas një rritje të shkallës së lartë të hezitimit nga qytetarët i ka ofruar nga 25 euro secilit që ka marrë të paktën një dozë të vaksinës deri në fund të muajit maj.

Pas tij ishte presidenti amerikan Joe Biden i cili fillimisht e nisi me një ftesë të thjeshtë për amerikanët që të vaksinoheshin , në mënyrë që të gjithë të mund të festonin me birrë ditën e Pavarësisë së Amerikës, për vazhduar më pas me shpërblime prej 100$ për çdo person të vaksinuar dhe me kompani të cilat e çuan stafetën deri në 1000 $.

Në shtetin e Ohajos, të rriturve që kanë marrë një dozë të vaksinës kundër koronavirusit, u është ofruar mundësia që të jenë pjesë e lojës shpërblyese për të fituar një milion dollarë. Një nismë e tillë po përdoret edhe në Kanada.

E ndërsa në një pjesë të madhe të vendeve çmimi kryesor mbetet paraja, në Hong Kong çmimi kryesor është një apartament.

Në Suedi, qytetarët mund të marrin 10 euro në këmbim të vaksinimit. Në Mal të Zi, të gjithë qytetarët mbi 50 vjeç, që kanë marrë vaksinën kundër koronavirusit në muajin korrik, kanë fituar kupon turistik në vlerë të 50 eurove. Një nismë e ngjashme po zbatohet edhe në Greqi të cilët po ofrojnë kuponë për të rinjtë e moshave 18-25 vjeç, pasi të marrin dozën e parë të vaksinës.

Ndërsa jo pak habi ka shkaktuar nisma në Tajlandë, ku një distrikt ka nisur një fushatë që u mundëson personave të vaksinuar që të fitojnë një lopë në javë deri në fund të vitit.

Por njëjtë si shpërblimet ka edhe kufizime për të pavaksinuarit, ku në Pakistan për ta ka pasur bllokim të numrave të telefonit, ndalesë për hyrje në zyre, restorante, qendra tregtare dhe mjete transporti.

Në Mbretëri të Bashkuar, po shqyrtohet mundësia tu ndalohet hyrja e të pavaksinuarve në klube të natës për disa javë.

Ndërkohë që Franca, Italia,  Danimarka , Gjermania dhe Greqia tanimë kanë vendosur që për zhvillimin e aktiviteteve ditore të kenë një test negativ.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?