Fushatë për gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit, dy vajza të reja dhurojnë flokët: Bashkojuni edhe ju kauzës

27 Tetor 2018, 15:36| Përditesimi: 27 Tetor 2018, 15:50

  • Share

"Dhuro flokë! Fal Shpresë". Ishte ky mesazhi i vajzave të cilat vendosën të presin flokët e tyre për t’ua dhuruar grave që vuajnë nga kanceri i gjirit.

Dhjetra gra dhe vajza ishin të pranishme në aktivitetin e Europa Donna Albania, për të përkrahur kauzën.

Gjatë aktivitetit, 2 vajza të reja dhuruan flokët e tyre për të gjitha gratë dhe vajzat që vujnë nga kanceri i  gjirit.

Fatjona Kazani, një nga vajzat që dhuroi flokët, ka një thirrje për të gjithë ata që munden t’i bashkohen kësaj kauze.

Mes grave të pranishme ishte edhe Elona, e cila para një viti zbuloi se vuan nga kanceri i gjirit. Për Report Tv, Elona tregon sfidat me të cilat përballet, duke dhënë dhe një mesazh të rëndësishëm.

Flokët e dhuruara nga vajzat gjatë aktivitetit që organizohet për të tretin vit radhazi, do të përpunohen në paruke të personalizuara për gratë paciente.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?