Policia ka dhënë njoftim për mbytjen e të miturit në rezervuarin e Iballës. Policia thotë se 6-vjeçari ka rrëshqitur aksidentalisht. Familjarët e kanë nxjerrë nga uji i kanë dhënë ndihmën e parë, por fatkeqësisht i mituri nuk ka mbijetuar.
"Rreth orës 21:25, në sallën operative të stacionit të Policisë Fushë Arrëz, ka mbërritur një telefonatë se një i mitur i moshës 6 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur në rezervuarin e Iballës, Fushë Arrëz. I mituri është nxjerrë nga uji nga familjarët dhe i është dhënë ndihma e parë, por nuk ka arritur të mbijetojë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia.
Lajmi kryesor:
E rëndë në Fushë Arrëz, 6-vjeçari mbytet në rezervuarin e Iballës! Policia: Familjarët e nxorrën, por s'mbijetoi dot
SI.E./ReportTv.al