Fushë Arrëz, kultivoi 4 mijë e 520 rrënjë kanabis në Shopel, në pranga 25-vjeçari

18 Korrik, 14:07| Përditesimi: 18 Korrik, 14:25

  • Share

Një 25-vjeçar është vendosur në pranga pasi dyshohet se ka kultivuar 4520 bimë narkotike cannabis sativa, në fshatin Iballë, Fushë Arrëz.

Bimët janë asgjësuar më 26 qershor të muajit të kaluar, informoi sot policia.

Po ashtu do të hetohen në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit: A. Z., kryetar i njësisë administrative Iballë, I. B., specialist i pyjeve dhe D. P., kryetar i fshatit Iballë.     

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?