Fushë Arrëz/ Mjeti humb kontrollin dhe del nga rruga, humb jetën shoferi 

11 Shtator, 08:20| Përditesimi: 11 Shtator, 08:26

  • Share

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor "Kryezi-Iballë", në Fushë Arrëz, ku një mjet ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga.

Si pasojë drejtuesi i mjetit me inicialet Sh.Ll ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve të marra. 

Njoftimi i policisë:

Fushë Arrëz/Informacion paraprak 

Rreth orës 07:30, në aksin rrugor "Kryezi-Iballë", në vendin e quajtur "Laku i Ballcit", shtetasi Sh. Ll., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. 

Për shkak të dëmtimeve, shtetasi Sh. Ll. ka humbur jetën.  

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?