Pamje nga Fushë Arrëzi

Kronikë

Fushë Arrëz/ Përndoqi kolegun dhe familjarët e tij, arrestohet punonjësi i Bashkisë! Akuzohet dhe për shpërdorim detyre e falsifikim

21 Gusht, 12:55| Përditesimi: 21 Gusht, 13:02

  • Share

Fushë-Arrëz- Një punonjës i Bashkisë së Fushë Arrëzit është arrestuar nga policia, pas një kallëzimi për përndjekje dhe shpërdorim detyre.

Burime zyrtare nga Policia e Shkodrës bënë me dije se i ndaluari është P. L., 61 vjeç, që akuzohet se ka fyer dhe përndjekur në mënyrë të përsëritur kolegun e tij A. D., si dhe familjarët e këtij të fundit.

Ai dyshohet gjithashtu për falsifikim dokumentesh zyrtare. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Fushë Arrëz arrestuan shtetasin P. L., 61 vjeç, banues në Fushë Arrëz, punonjës i bashkisë Fushë Arrëz, pasi ka kallëzuar shtetasi A. D., 38 vjeç, punonjës i bashkisë Fushë Arrëz, se 61-vjeçari, në mënyrë të përsëritur, ka fyer dhe ka përndjekur në rrjete sociale, 38-vjeçarin dhe familjarët e tij, si dhe ka shpërdoruar detyrën dhe falsifikuar dokumente zyrtare. Vijojnë hetimet mbi këtë kallëzim", njoftoi policia.

Hetimet e mëtejshme i kaluan prokurorisë vendore për veprime të mëtejshme.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?