Foto ilustruese

Fushë Arrëz/ U gjet i pajetë në oborrin e banesës së tij, 65-vjeçari dyshohet të ketë rënë në kontakt me energjinë elektrike

24 Gusht 2023, 16:02| Përditesimi: 24 Gusht 2023, 16:05

  • Share

Trupi i pajetë i një 65-vjeçari është gjetur mesditën e sotme, në oborrin e banesës së tij në Fushë Arrëz.

Mësohet se 65-vjeçari me iniciale V. N., i cili jetonte në Tiranë dyshohet se ka humbur jetën për shkak se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

“Rreth orës 14:15, në oborrin e banesës së tij, në fshatin Arst, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit V. N., 65 vjeç, aktualisht banues në Tiranë, i cili paraprakisht dyshohet se e ka humbur jetën për shkak se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike”, njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?