Një ngjarje e rëndë është shënuar në Fushë-Krujë ditën e djeshme kur një person me inicialet A.B ka hedhur në oborrin e banesës së shtetases M. F, në lagjen Kastrioti, një pako me lëndë plasësë artizanale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat RENEA që pas verifikimit ka rezultuar se brenda pakos kishte një sasi të vogël lëndë plasëse artizanale, që fatmirësisht nuk ka shpërthyer.
Menjëherë më pas policia ka bërë edhe identifikimin e autorit të cilin më pas e ka arrestuar. Por përse ndodhi kjo ngjarje? Jo më larg se dje policia e Krujës arrestoi katër persona, të cilët përveçse merreshin me kultivimin e lëndëve narkotike, drogonin edhe abuzonin seksualisht me një 17-vjeçare, e cila është e bija e shtetases që po dje i kanë hedhur lëndën plasëse në oborr.
Ngjarja ka ndodhur për të kërcënuar familjarët, pasi vajza bëri denoncimin në polici, ndërkohë që 23-vjeçari që hodhi tritolin raportohet të jetë një nga dy personat e shpallur në kërkim, por për këtë ngjarje të rëndë. Report Tv mëson se prindërit e vajzës janë divorcuar, ndërsa i ati ka qenë disa herë i dënuar për trafik droge në Shqipëri dhe në Malin e Zi. Ai kishte vetëm 3 muaj që ishte liruar nga qelia.
Nisur nga denoncimi, i bërë në dhjetor të 2019, policia vendosi në përgjim personat në fjalë. Gjatë hetimeve më pas rezultoi se përveçse shfrytëzonin 17-vjeçaren për prostitutë ata merreshin edhe me trafikimin e lëndëve narkotike. Ndërkohë 17-vjeçarja gjatë kësaj periudhe edhe është droguar pa pëlqimin e saj.
Me vjen pak era azil ketu!!!
PërgjigjuVajza te mos kete frike dhe te mos terhiqet nga akuza.Ata po I shtojne vetes vitet me te cilat do denohen nen akuzat e reja.Shpresoj vetem qe I jati te mos beje ndonje idiotesi kanuni,sepse ka per te shkateruar veten e vajzen me shume se ce ka shkateruar deri tani.
PërgjigjuFush kruja gjithmon problem atje policia eshte inkompetente sa per me mar rrogen nuk jan profesionale ,nuk ta mban me denoncu as dhunusun as perdhunusin se ik per lesh per policin qe kemi fushkruj ca barkderra rrezik mi hedh dinamitun ne o borr te rajonit policise
PërgjigjuKetu duhet denuar me shum policia se kriminelet.Vend i shpifur ne cdo sens.I shpelaft covidi gjith
Përgjigju