Banorët e Borizanës në Fushë Krujë kanë denoncuar shpërthime të forta eksplozivi në guroret e zonës. Sipas tyre shpërthimi ka ndodhur rreth orës 17:45 dhe ka qenë më i fortë se herët e tjera, duke qenë se kjo është një grrorë që operon prej kohësh.
Banorët të lagjes “Hima”, kanë njoftuar policinë dhe thonë se po u dëmtohen banesat nga shpërthimet e forta. Ndërkohë, uniformat blu i kanë ftuar që ditën e nesërme të bëjnë kallëzimin në komisariat.
Theksojmë se nuk bëhet fjalë për guroren e Rrajave, pasi ajo u mbyll pas dhunës që fisi Rraja ushtroi ndaj kushërinjve Maja, të cilët ishin ankuar për dëmtimet që u kishin shkaktuar në shtëpi shpërthimet në gurore. Mesditën e 6 korrikut 2023, ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores për ti kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara pasi po u dëmtoheshin banesat, kur grupi i dhunuesve mësyu lokalin dhe ata bien pre e një dhunë barbare.
Gurorja ishte në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i ish-deputetit, i cili kishte leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet, por aktiviteti u mbyll pas dhunës. Për dhunën e ushtruar ndaj kushërinjve Maja, policia ka arrestuar 4 persona, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim, mes tyre Rexhep Rraja djali i ish-deputetit dhe dy vëllezërit e deputetit socialist të Krujës, Flamur dhe Xhelal Rraja.
Haha cfare komentesh te shkarkohet shefi komisariatit dhe drejtori i policisë, jo me mire te shkarkohet roja i hidrovorit se ai i ka gjith fajet. Po pse shefin e komisariatit pyesin ato , lejen policia ja jep per shfrytëzim guroreh.
Përgjigjuore merrni armet dhe vritini po nuk ndaluan per nje jave.,shtwt nuk ka...
Përgjigjume i fjal policia erdhi sepse u ngriten njerzit, vet policat as degjoshin dhe as shikoshin. ha ha shipria shkret, kurse ne elbasan nji minut ta lesh makinen para nji dyqani vjen policia sikur bie nga qielli . parkimet fikse qe kan ber naper trotuare me tavolina dhe karrige lokalet dhe zarzavazexhit policia nuk i shef, e thot mir ajo kenga o sa mir eshte qe te jesh shiptar.
PërgjigjuTe shkarkohet Drejtori Pergjithshem asnje sek sduhet te qemdroj me ne ate vend. Duhet te kishte levizur bashke ministrin po qendroi. Cila ishte arsyeja e qendrimit te ketij tipi akoma ??
PërgjigjuTe shkarkohet shefi komisariatit
Përgjigju