Momente nga tensioni i pretenduar

Fushë-Krujë/ Dhunë në Kategorinë e Dytë të futbollit, Murlani: Na ndaluan të festonim, tifozët u futën në fushë nga të gjitha anët (VIDEO)

18 Shkurt, 17:04| Përditesimi: 18 Shkurt, 17:06

  • Share

Iliria e Fushë-Krujës fitoi të shtunën 3-1 kundër Murlanit për javën e 12-të në grupin A të Kategorisë së Dytë. Në stadiumin "Redi Maloku" klima nuk ka qenë e qetë, me miqtë e Murlanit që akuzojnë për dhunë dhe presion nga shkallët e stadiumit.

Veç saj, klubi me bazë në afërsi të Shkodrës njofton se tifozët kaluan rrethimin dhe u futën në fushë, kjo pas minutës së 60-të kur Hasaj shënoi golin e barazimit momental te miqtë.

"Ndeshja Kf Ilira -Kf Murlani! Asnjë gazetë sportive nuk flet per dhunen e ushtruar dje ne fushë kundrejt lojtarve te Murlani dhe stafit. Flitet vetëm për një triumf një ndeshje nën një presion dhe të shara kundër djemve të skudrës. Mbas barazimit 1-1 na ndaluan të festonim dhe ndeshja ndërpritet për 10 minuta, nga të gjitha anët e stadiumit njerëz që hyn në fushë së bashku me presidentin e Ilirisë.

Delegatët e ndeshjes bashkë me arbitrat pa mujt të zotërojnë situatën e krijuar në fushë. Policët që rrië e bën sehir në momentin e kërcenimit të lojtarëve dhe stafit të Murlanit", thuhet mes të tjerash në reagim.

Murlani akuzon edhe organet e rendit që nuk reaguan në atë situatë, duke "bërë sehir" momentet kur miqtë sipas tyre u kërcënuan dhe loja u ndërpre për dhjetë minuta.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?