Kronikë

Fushë-Krujë/ Digjet kabina 40-vjeçare, OSHEE sqaron ngjarjen

12 Shtator 2019, 08:39| Përditesimi: 12 Shtator 2019, 11:40

  • Share

FUSHË KRUJË- Një kabinë elektrike u dogj mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00, duke lënë pa energji elektrike disa banesa rreth saj në Fushë Krujë.

OSHEE ka reaguar në lidhje me këtë ngjarje duke thënë se  Kabina “Kastriot i Vjetër”, operonte me pajisje të vjetra 6 kV,  e ndërtuar me arkitekturë tip kullë që në kohën e elektrifikimit, rreth 40 vite më parë.

Marrja flakë e kësaj kabine shtoi edhe rrezikun për një shpërthim të mundshëm, por fatmirësisht zjarrfikësit kanë mundur të shuajnë flakët. Ndërkohë OSHEE stakoi fiderin për masë sigurie, më pas, me normalizimin e situatës, brigadat e OSHEE Agjencia Fushë Krujë, së bashku me një staf suport të ardhur nga Drejtoria Rajonale Durrës, kanë zëvendësuar pajisjet me të reja 20kV, në të gjitha pjesët përbërëse të kabinës.

/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?