Kronikë

Fushë-Krujë/ Eksploziv lokalit 'Brazili i vjetër', gjithçka e shkatërruar! Pronari mohon konfliktet, kamerat filmuan ngjarjen, Policia i sekuestron (EMRI+VIDEO)

31 Janar, 08:33| Përditesimi: 31 Janar, 09:27

  • Share

FUSHË KRUJË- Një tjetër shpërthim është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm (31 Janar). Këtë herë në lokal-restorantin "Brazili i Vjetër" në Fushë-Krujë.

Policia e Tiranës informoi se 'janë dëmtuar me lëndë plasëse xhamat e fasadës së jashtme të lokalit'. Subjekti është në pronësi të shtetasit Bledar Tali. 

Eksplozivi i është vënë te restorant “Brazili i vjetër”, në vendin e quajtur ish-“Kooperativa Partizani”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 pas mesnate.

Pronari nuk njihet si person problematik dhe jashtë kamerave deklaron se nuk ka as probleme dhe as konflikte me njeri, teksa gjithashtu nuk ka dyshime për persona konkret që mund ta kenë kryer krimin.

Dëmet janë mjaft të mëdha, pasi i gjithë lokali ka dalë jashtë funksioni. Ngjarja është filmuar edhe nga kamerat e sigurisë, por mësohet se ato janë sekuestruar nga Policia për qëllime hetimore, që të arrihet tek zbardhja dhe identifikimi i autorit apo autorëve të krimit.

"Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve", njoftoi policia.

Nga pamjet e siguruara prej Report TV, dallohet qartë dëmi i shkaktuar në lokal, me gjithçka të rrafshuar përtokë. Xhama të thyer, dyer të shkatërruara, sende materiale dhe deri te tjegullat e çatisë dhe struktura e subjektit.

Ky është rasti i dytë i shpërthimit me eskploviz. Në Shkodër një sasi lënde plasëse iu vendos makinës në pronësi të Alban Bushatit.

S.G/A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?