Kronikë

Fushë Krujë, shpërthim eksplozivi në murin e jashtëm të një punishte sallami, nuk ka të lënduar (VIDEO)

5 Mars, 09:01| Përditesimi: 5 Mars, 09:19

  • Share

FUSHE KRUJE- Një shpërthim me eksploziv është regjistruar në murin e jashtëm të një punishte sallami në lagjen 'Ish grumbullimi' të Fushë Krujës.

Shpërthimi ka ndodhur gjatë natës.

Sasia e eksplozivit që është vendosur dyshohet të jetë rreth 200 gramë dhe është vënë në pjesën e jashme të punishtes së sallameve FMG, në pronësi të Dorjan Mirit

Në momentin e shpërthimit në fabrikë nuk ndodhej njeri.  Veç dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar.

Punishtja rezulton të jetë një biznes familjar prej 30 vitesh. Gjatë marrjes në pyetje Dorjan Miri ka deklaruar se nuk kishte konflikt me njeri.

Lajmi ne perditesim...

 

Ekstrakti i biznesit

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Studentët dhe të rinjtë kujt duhet t’i japin prioritet: