Fushë Krujë/Ishmi del nga shtrati, 50 banesa të rrethuara nga uji! Përmbyten 5000 ha tokë bujqësore

2 Shkurt 2021, 09:04| Përditesimi: 2 Shkurt 2021, 09:41

  • Share

Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë daljen e lumit Ishëm nga shtrati që prej mbrëmjes së kaluar. Rreth 5000 hektarë tokë bujqësore janë në ujë kryesisht në fshatrat Murqinë, Derven, Luz, Bilaj dhe Mallkuç.

Aktualisht 50 banesa në fshatrat e përmbytur janë të rrethuara nga uji duke izoluar banorët atje.

Edhe pse ka pasur reshje të dendura të shiut, niveli i ujit nuk ka pësuar rritje krahasuar me një ditë më parë duke mos pasur përkeqësim të mëtejshme të situatës.

Ora 09:25
Lezhë/ 270 ha tokë bujqësore nën ujë, fryhen lumenjtë por nuk paraqesin probleme

Reshjet e shiut në qarkun e Lezhës kanë qenë me intensitet të ulët duke mos sjellë probleme në zonë. Në nivel qarku janë në ujë 270 ha tokë bujqësore, konkretisht 220 ha në Lezhë, në ish kënetat Torovicë dhe Tresh dhe 50 ha në Kurbin në ish kënetën Gjorm.

Lumenjtë Drin, Gjadër, Mat e Drojë kanë një fryrje me rreth 1 metër por pa probleme.

Komento

Komente

  • ymeri: 02/02/2021 23:07

    NDERTONI REZERVUARE TE MEDHENJ QE TE KENI UJE PER TE VADITUR TOKAT NE VERE.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?