Foto ilustruese

Kronikë

Fushë-Arrëz/ Kryeplaku bën vetëgjyqësi, i pret gjatë natës tubat e ujit bashkëfshatarit! Policia e merr nën akuzë 74-vjeçarin pas denoncimit (EMRI)

5 Korrik, 15:21| Përditesimi: 5 Korrik, 15:26

  • Share

Pukë- Kryeplaku bën vetëgjyqësi dhe i pret gjatë natës tubat e ujit bashkëfshatarit të tij, Policia e Fushë-Arrëzit e merr nën hetim pas denoncimit.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Porav, kurse i proceduari është Gjok Faslia, 74 vjeç, i zgjedhur vendor, për akuzën e vetëgjyqësisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve njoftuan sot (5 korrik) se referuan materialet në Prokurori për kryeplakun Faslia, që do ndiqet në gjendje të lirë. 56-vjeçari kur u ngrit në mëngjes konstatoi se i ishin dëmtuar tubat e ujit pranë banesës, duke depozituar edhe denoncimin.

“Me vetëgjyqësi i preu gjatë natës tubat e ujit një bashkëfshatari të tij, Gj. I., 56 vjeç, i cili dje në mëngjes ka denoncuar kryeplakun në komisariatin e Policisë Pukë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Dosja në ngarkim të tij i kaloi për hetime të mëtejshme Prokurorisë, për veprat penale “shkatërrim prone” dhe “vetëgjyqësia”. Po hetohet për sqarimin e dinamikës dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje dhe po merren dëshmitë e palëvëe.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron aksion për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?