Pukë- Kryeplaku bën vetëgjyqësi dhe i pret gjatë natës tubat e ujit bashkëfshatarit të tij, Policia e Fushë-Arrëzit e merr nën hetim pas denoncimit.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Porav, kurse i proceduari është Gjok Faslia, 74 vjeç, i zgjedhur vendor, për akuzën e vetëgjyqësisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve njoftuan sot (5 korrik) se referuan materialet në Prokurori për kryeplakun Faslia, që do ndiqet në gjendje të lirë. 56-vjeçari kur u ngrit në mëngjes konstatoi se i ishin dëmtuar tubat e ujit pranë banesës, duke depozituar edhe denoncimin.
“Me vetëgjyqësi i preu gjatë natës tubat e ujit një bashkëfshatari të tij, Gj. I., 56 vjeç, i cili dje në mëngjes ka denoncuar kryeplakun në komisariatin e Policisë Pukë”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Dosja në ngarkim të tij i kaloi për hetime të mëtejshme Prokurorisë, për veprat penale “shkatërrim prone” dhe “vetëgjyqësia”. Po hetohet për sqarimin e dinamikës dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje dhe po merren dëshmitë e palëvëe.
Komente
