Kronikë

Fushë-Arrëz/ Makina me shpejtësi të lartë përfundon në lokal, plagosen 3 gra, mes tyre pronarja! Shoqërohet shoferi (VIDEO)

22 Korrik, 22:31| Përditesimi: 22 Korrik, 23:28

  • Share

Një automjet tip BMW që po lëvizte me shpejtësi në qytetin e Fushë Arrëzit ka përfunduar në ambientet e një lokali, duke shkaktuar plagosjen e 3 grave. Ngjarja ndodhi pasi drejtuesi i mjetit dyshohet se humbi kontrollin dhe përfundoi në muret e lokalit, ku në atë moment ndodheshin 3 gratë e ulura në një nga tavolinat e jashtme.

Si pasojë e përplasjes, një prej grave, shtetasja F.B., e cila është edhe pronare e lokalit, u transportua menjëherë drejt Spitalit të Pukës. Edhe 2 gratë e tjera që ndodheshin në tavolinë kanë marrë dëmtime, por fatmirësisht të gjitha ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Pukës.

Drejtuesi i mjetit, Fatjon Ruka, është shoqëruar nga Policia. Paraprakisht dyshohet se makina po lëvizte me shpejtësi në momentin që humbi kontrollin. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

K.M/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se ka pasur rezultat aksioni për lirimin e hapësirave publike?