Fushë-Krujë, apeli i nënës së dy fëmijëve jetimë: Më ndihmoni! Burri më vdiq, shtëpia po shembet

13 Shtator 2022, 11:32| Përditesimi: 13 Shtator 2022, 11:37

  • Share

Buka e gatuar vetë është i vetmi ushqim në dollap! 35-vjeçarja, Esmeralda Murrja nga fshati Luz i Fushë-Krujës, rrit e vetme, në kushte tejet të vështira dy vajzat e mitura. I shoqi është ndara nga jeta para një muaji nga një sëmundje e rëndë, duke i lënë në dhimbje e varfëri.

"Ka ndonjë natë që flemë pa ngrënë. Thesin e miellin ma falin. S'kam çfarë të ha e të pi, vajzën e madhe e kam sëmurë, me probleme të zorrëve por skam para ta çoj në spital", shprehet  Esmeralda Murrja.

Esmeralda tregon se banesën ua ka ndërtuar Bashkia e Krujës para disa vitesh, por siç shihet në pamje punimet pa cilësi kanë bërë që gjithë lagështia të futet në dhoma.

E vetmja e ardhur prej 5 mijë lekësh në muaj, përkrahje sociale është e pamjaftueshme për të përballuar jetesën.

"Veç të mbytem në ujë! Nuk ia dal dot të rrish fëmijët", shprehet mes dhimbjes, Esmeralda Murrja.

Përmes Report TV, nëna e dy vajzave të moshës 7 dhe 2 vjeç apelon për rikonstruksion e banesës dhe ndihmë financiare, pasi nuk mundet të gjejë punë në kushtet kur duhet të kujdeset e vetme për fëmijët.

"Nuk punoj dot pa u kamur fëmijët! E vogla është foshnje, vajza e madhe në klasë të parë, më duhet ta çoj dhe marr nga shkolla!"- u shpreh ajo.

*Shënim; Kush dëshiron që të ndihmojë Esmeraldën mund ta kontaktojë në numrin e saj +355 68 351 1356

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?