Fushë-Krujë/ Bllokohen furgonat për nxënësit e fshatrave! Prindërit në protestë

12 Tetor 2023, 12:49| Përditesimi: 13 Tetor 2023, 02:20

  • Share

Bashkia e Krujës dhe Policia Rrugore kanë bllokuar furgonat që transportojnë nxënësit e fshatrave në shkollat e qytetit të Fushë-Krujës, pasi nuk disponojnë leje të posaçme për transportin e nxënësve. Janë afro 500 fëmijë nga parashkollori deri në gjimnaz që zhvillojnë mësimin në shkollat e qytetit.

Të revoltuar, prindërit e tyre, banorë të fshatrave Halil, Kameras, Derven dhe Luz, si dhe të lagjeve periferike protestuan mëngjesin e së enjtes para Njësisë Administrative Fushë-Krujë. Ata shprehen se janë detyruar të lënë punën për të shoqëruar fëmijët në shkollë apo kopësht. Disa prej tyre thanë se përshkojnë 2-3 kilometra në këmbë me fëmijët e vegjël.

“Ne nuk kemi furgona. Po vijmë me fëmijët në këmbë, rrezik me na zënë makina. Të voglin e marr në krah të madhin përdore, 4 km rrugë. Duhet të shkoj në punë, nuk i shoqeroj dot ccdo ditë”,thanë ata.

Drejtues të Njësisë Administrative Fushë-Krujë thanë jashtë kameras se “banorët nuk kanë asnjë të drejte pasi fshatrat kanë shkolla e kopshte me kushte bashkëkohore rindërtuar me fondet e BE-së dhe nuk kanë arsye ti dërgojnë fëmijët në shkollat e qytetit. Përjashtim bën zona e Niklës, ku shkolla është në proces rindërtimi, ndaj nxënësve pritet tu mundësohet transporti, pasi drejtuesit e furgonave të plotësojnë kriteret e licensimit. 

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?