Fushë-Krujë/ Digjet gjatë natës mjeti i kryeplakut të fshatit Fushë-Derven! Njoftuan komshinjtë

26 Qershor 2020, 07:47| Përditesimi: 26 Qershor 2020, 07:55

  • Share

FUSHË- KRUJË- Autormjeti i kryeplakut të fshatit P.GJ është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Gazetari i Report Tv, Julian Shota raporton se automjeti tip Mercedez Benz me targë AA 331 EH, benzinë- gaz është djegur, teksa kanë qenë komshinjtë të parët që kanë konstatuar flakët se në ato momentin kryeplaku me familjen e tij nuk kanë qenë në shtëpi.

Është dashur të këputet dryni i derës së oborrit për t'u futur e shuar flakët. Sipas policisë, shkak mund të jetë një defekt teknik, por nuk përjashtohet mundësia të jetë një zjarrvënie e qëllimshme, edhe pse i zoti i makinës ka deklaruar se nuk ka probleme.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?