Kronikë

Fushë-Krujë, katastrofë mjedisore në fshatin turistik Halil! Bashkia Krujë shkarkon mijëra ton mbetje në landfill të paligjshëm

8 Shtator 2021, 09:27| Përditesimi: 8 Shtator 2021, 10:32

  • Share

FUSHË-KRUJË-Një mal me mbetje urbane gjendet në një nga vendet më të bukura të Krujës. Është fshati Halil, që për bukuritë natyrore dhe historinë që mbart është përfshirë në projektin e “100 fshatrave turistike". Por natyra është shkatërruar pasi prej vitesh kjo zonë përdoret si landfill dhe depozitohen mbi 1 mijë ton mbetje urbane në muaj, të qytetit të Fushë-Krujës dhe fshatrave përreth.

Ky vendgrumbullim i paligjshëm funksion prej vitit 2002 dhe Bashkia e Krujës nuk ka marrë asnjë masë për të shmangur katastrofën ekologjike. Fusha e mbetjeve është fare pranë liqenit Zagraces, duke shkaktuar edhe ndotjen e ujit që përdoret për vaditje nga banorët e fshatit Halil.

Bashkia e Krujës përdor dy landfille të paligjshme, më i madhi në fshatin Halil ku depozitohen çdo vit 11 mijë ton mbeturina urbane dhe i dyti pranë ekosistemit natyror të Krastë-Verjon, ku depozitohen çdo vit mbi 5 mijë ton mbetje urbane.

Ndotja që shkaktohet është e madhe, herë pas here plehrave u vihet flaka dhe reja e tymit toksik shkon deri në Mamurras. Banorët e këtyre zonave janë ankuar disa herë, po kështu problematika është tradhtuar herë pas here në media, por kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi duket se nuk shqetësohet për gangrenën e plehrave.

Fshati Halil shtrihet pranë Zgerdheshit, mbi një kodër në jug të rrugës automobilistike që lidh Krujën me Fushë-Krujën. Monumenti më i rëndësishëm është Kështjella e Albanopolisit një ndër dëshmitë historike më të rëndësishme të periudhës së antikitetit.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Albanopolis: 16/06/2023 03:13

    Fiks aty diku afer jane dhe rrenojat antike te Albanopolis , e kemi pjerdh shtetin tone dhe emrin antik! Nese nuk keni loqe ta mbani emrin Albani - Albanopolis fisi antik ilir shek 3 nga mbajme emrin jepjani edhe atë Italise dhe rrini si të ardhur në vend tuajin! Mjere ky popull ku ka rene dhe mjere e ardhmja që na pret rrugave të botes … dhe ta imagjinosh që ujerat nentokesor që ndoten jo vetëm në kruje por kudo bien në det , në det ngarkohen retë (thote Driteroi) dhe shkarkohen rete në forme shiu dhe njeriu e pi uje pastaj të ndotur nga vet ai , për mua gjithë qytetet perendimore nga Veriu jug perfshire krujen duhet ti kene landfildet shume larg ujerave nentokesor dhe zonave fushore pasi i bejme dem vetes ! Sa do pasuri të kemi vetëm shqipërine mund tjua trashegojme atdheun brezave pra natyra duhet të ruhet po ashtu historia…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?