Një 60 vjeçar është arrestuar nga policia në Fushë Krujë pasi kishte kultivuar bimë narkotike. Gjatë kontrollit në vendin e quajtur Fusha e Mejdanit u gjetën në një parcelë me 4 ambiente 80 bimë narkotike të dyshuara të kultivuara nga 60 vjeçari R.Xh.
Një pjesë e bimëve u sekuestrua, ndërsa një pjesë u asgjësua me anë të djegies.
'Komisariati i Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional "Territor i pastër", ka finalizuar operacionin policor të koduar "Plant 4".
Si rezultat i tij u arrestua shtetasi R. Xh., 60 vjeç, banues në Halil, Fushë Krujë, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.', njofton policia.