Kronikë

Fushë-Krujë/ Ndihmoi autorin që hodhi në erë me tritol lokalin ‘Brazili i vjetër’, arrestohet 41-vjeçari! (EMRI)

10 Shkurt, 10:25| Përditesimi: 10 Shkurt, 11:50

  • Share

Krujë- Policia e Tiranës njoftoi sot (10 Shkurt) se ka arrestuar bashkëpunëtorin e autorit që vendosi një sasi tritoli dhe hodhi në erë më 31 Janar të këtij viti në Fushë-Krujë, lokalin ‘Brazili i vjetër’, në pronësi të Bledar Talit.

I arrestuari është Mondi Topalli, 41 vjeç, teksa vijojnë kërkimet për kapjen e autorit kryesor, Mirgen Zalla.

Sekuestrohen armë gjahu, armë sportive dhe municion luftarak.

Nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë, të transmetuara edhe nga Report TV,  u fiksua i dyshuari Zalla teksa vendoste dy pako eksplozivi në murin e subjektit, teksa mbante kapuç dhe kapele për të mos u identifikuar.

Ndërkohë nën hetim është vënë edhe babai i 41 vjeçarit personi me inicialet G. T., pasi pas kontrolleve të bëra në banesë iu gjet një armë gjahu dhe fishekë pa leje. Shkak dyshohen konfliktet e vjetra mes personave.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

"Vijojnë hetimet intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes me datë 31.01.2025, ku u dëmtua me lëndë plasëse, fasada e një lokali në Fushë Krujë.

Si rezultat e hetimeve të thelluara  identifikohet autori kryesor i vendosjes së lëndës eksplozive dhe vijon puna për kapjen e tij. Po në vijim të punës, është kapur dhe vënë në pranga 41-vjeçari i shpallur në kërkim më parë për këtë ngjarje.

Nga hetimet rezultoi se 41-vjeçari është bashkëpunëtor i autorit kryesor të ngjarjes. Sekuestrohen armë gjahu, armë sportive dhe municion luftarak.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur me datë 31.01.2025, ku u dëmtua me lëndë plasëse, fasada e një lokali në Fushë Krujë, kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të ngjarjes shtetasin M. Z., 40 vjeç si dhe kapjen dhe ndalimin e shtetasit M. T., 41 vjeç, i identifikuar si bashkëpunëtori i shtetasit M. Z. 

Shtetasi M. Z., dyshohet se ka vendosur lëndën plasëse në lokalin e shtetasit B. T., dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me automjetin e shtetasit M. T.  Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit M. Z., shërbimet e Policisë kanë gjetur e sekuestruar një armë gjahu pa leje, një armë sportive dhe municion.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit M. Z. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme".

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?