Reshjet e dendura të shiut po shfaqin probleme serioze në disa banesa e lagje në Fushë-Krujë. Konkretisht në lagjen "Punëtori" oborret e disa banesave janë mbushur me ujë, që ka depërtuar edhe brenda banesave.
Më e rënduar gjendja është në familjen e Halil Rexhepit, ku uji ka hyrë në banesë dhe familjaret janë evakuuar. I zoti i shtëpisë është nxjerrë nga zjarrfikësit pasi është invalid dhe nuk lëviz dot. Gazetari i Report Tv, Julian Shota bëri të ditur se po kërkohet leja nga Bashkia dhe mbështetje e policisë për të shembur muret për të evituar përmbytjen dhe depërtimin e ujit në banesa.
Lajmi kryesor:
Rrufe, shi e erë/ Moti i keq përfshin Shqipërinë, thyhen pemë e përmbyten rrugë, probleme edhe me energjinë
B.K./ReportTv.al