Fushë-Krujë, pranga babait që dhunonte vajzën, kundërshtoi edhe policinë

22 Qershor 2020, 08:28| Përditesimi: 22 Qershor 2020, 08:29

  • Share

Një 60-vjeçar nga Fushë-Kruja u arrestua pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij.

Sipas policisë në pranga u vu shtetasi Gj. K., 60 vjeç, banues në fshatin Zallë, i cili përveç dhunës nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit gjatë shoqërimit për në ambientet e Policisë.

60-vjeçari akuzohet për veprat penale "Dhuna në familje" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë".

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?